• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Si u dëbuan çamët më 1945 nga Greqia, ngjarja në dhjetra foto tragjike

by Aalison Pearse Stevens
10/06/2016 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiani Robert Elsie përmes fotove dhe një shkrimi historik tregon sesi në vitin 1945 çamët u zbuan prej trojeve të tyre nga trupat greke. fotot ndodhen në arkivin e Kombeve të Bashkuara

Nga Robert Elsie

Çamët, të njohur në greqisht si Tsamides, janë shqiptarë të cilët banojnë në pjesën më jugore të trevave shqipfolëse. Krahina e tyre, Çamëria, është një zonë malore në kufirin greko-shqiptar.

cam19-960x600_1465553020-6547202

Pjesa më e madhe e Çamërisë ndodhet në rajonin e Epirit grek, i cili përfshin pak a shumë prefekturat e Thesprotisë dhe të Prevezës, por Çamëria përfshin edhe pjesën më jugore të Shqipërisë, d.m.th. zonën e Konispolit.

cam27-1-960x600_1465553047-2871400

 

Kur forcat greke morën Çamërinë dhe Epirin gjatë Luftës Ballkanike të vitit 1912, çamët përfunduan papritmas në Greqi, të shkëputur nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Me tërheqjen e forcave gjermane nga Greqia në verë dhe në fillim të vjeshtës të vitit 1944, rajoni ndodhej në fazën e parë të një lufte të përgjakshme civile.

cam13-960x600_1465553020-2363721

 

Për të siguruar bregdetin jonian për furnizimet e tyre ushtarake, forcat britanike lejuan që njësitë e një komandanti vendas grek, gjenerali Napoleon Zervas (1891-1957), të pushtonin rajonin. Zervasi, themeluesi dhe udhëheqësi i Lidhjes Kombëtare Republikane Greke (Ethnikós Demokratikós Ellenikós Sýndesmos – EDES) u bë i njohur për spastrimin brutal etnik të shqiptarëve të Çamërisë nga qershori 1944 deri në mars 1945.

cam17-960x600_1465553020-8580162

 

Njerëzit e tij i shikonin çamët si bashkëpunëtorë të italianëve dhe të gjermanëve, dhe kërkonin të merrnin hak. Gjatë sulmeve të tyre, gjetën vdekjen disa mijëra burrë, gra dhe fëmijë në Çamëri.

cam12-960x600_1465553020-8163576

Më 27 qershor 1944, forcat e Zervasit hynë në qytetin e Paramithisë dhe vranë rreth 600 çamë myslimanë – burrë, gra, dhe fëmijë – në një kërdi të paparë. Shumë viktima u përdhunuan dhe u torturuan para se tëthereshin. Një batalion tjetër i EDES-it pushtoi Pargën të nesërmen ku u vranë 52 shqiptarë. Me 23 shtator 1944, fshati i Spatarit të Filatit u plaçkit dhe 157 persona u vranë.

cam3-960x600_1465553023-7383844

 

Shumë gra dhe vajza u përdhunuan, dhe u kryen shumë krime të tjera të llahtarshme. Menjëherë pas këtyre ngjarjeve, tërë popullata çame, e pambrojtur dhe e tmerruar, mori arratinë dhe iku për në Shqipëri për të shpëtuar.

cam1-1-1-960x600_1465553023-6838422

Sipas përllogaritjes së shoqatës çame të Tiranës gjatë sulmeve të viteve 1944-1945, u vranë gjithsej 2,771 civilë shqiptarë. Spastrimi i çamëve myslimanë të Greqisë në fund të Luftës së Dytë Botërore shënoi përfundimin e një kapitulli të dhimbshëm të historisë çame dhe fillimin e një tjetri.

Vendi ku arritën çamët e rraskapitur dhe të uritur, pra Shqipëria, ishte pushtuar pak kohë para ardhjes së tyre, nga Enver Hoxha (1908-1985) dhe forcat e tij komuniste.

cam5-960x600_1465553023-3702181

Udhëheqësit e rinj marksistë nuk u treguan shumë mikpritës apo tërësish të predispozuar për të ndihmuar bashkatdhetarët e tyre çamë. Megjithatë, çamëve iu dhanë status si refugjatë dhe u lejuan të qëndronin në Shqipëri.

Çamët morën ndihmë jo nga regjimi i Enver Hoxhës, por nga Administrata e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rehabilitim (United Nations Relief and Rehabilitation Administration, UNRRA), e cila shpërndau çadra, ushqim dhe ilaç në kampet e mjeruara çame në Vlorë, Fier, Durrës, Kavajë, Delvinë dhe Tiranë.

cam9-960x600_1465553024-2152680

Gjatë viteve pas Luftës së Dytë Botërore, Komiteti Antifashist i Emigrantëve Çamë bëri fushatë për kthimin e çamëve në vendlindjen e tyre. Duhet theksuar se shumica e tyre nuk donin të rrinin në Shqipëri, veçanërisht duke marrë parasysh spastrimet e tipit stalinist që po zhvilloheshin aty.

 

Komiteti mbajti dy kongrese në vitin 1945, një në Konispol dhe tjetri në Vlorë. Komiteti hartoi memorandume dhe dërgoi telegrame në mbështetjen e qëllimeve të tij. Në vitin 1946, Përfaqësuesi i Shqipërisë ngriti çështjen çame në Konferencën e Paqes të Parisit, por të gjitha veprimet rezultuan të pafrytshme.

cam11-960x600_1465553024-8366400

Përpjekjet për të internacionalizuar çështjen çame ranë kryesisht në vesh të shurdhër. Për vite më radhë, çamë vazhduan të shpresonin se situata politike do të qetësohej dhe se ata do të mund të ktheheshin në Greqi. Por kjo nuk u bë.

cam4-960x600_1465553024-8679384

Edhe sot, në shekullin e 21-të, çamët e moshuar që kërkojnë të hyjnë në Greqi për një vizitë kthehen në kufi nga zyrtarët kufitarë grekë. Pasaportat e tyre stampohen me persona non grata ose madje grisen para syve të tyre.

cam10-960x600_1465553024-5546906

Fotografitë e këtij koleksioni janë bërë në vitin 1945 në kampet e refugjatëve çamë në Shqipëri nga anëtarët e Administratës së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rehabilitim (UNRRA). Ruhen në Arkivin e Kombeve të Bashkuar, thuhet në shkrimin botuar te KOHA. (b.an)

Next Post

“Çfarë do të vesh?” 6 muaj të jetës së femrave për të vendosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

February 15, 2026
Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In