• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si u braktis Sali Berisha nga PD në kryebastionin e saj

by Ylli Pata
17/01/2022 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Sali Berisha tentoi që të ringjallë sa më shumë atë çfarë është e mundshme nga braktisja që PD-ja dhe strukturat e saj i kanë bërë prej kohësh në kryebastionin e saj-Shkodrën.

E si për të nxitur, ndezur sa më shumë situatën, ish-kryetari shfryrëzoi një event historik siç ishte 21 vjetori i ngritjes së degës së PD-së, për të galvanizuar mbështetësit që pas 8 janarit duket se po ikin gjithnjë e më shumë.

Dega e Partisë Demokratike të Shkodrës, pra superstruktura e udhëheqja e saj duket ka ndjekur një taktikë të butë për të shmangur përplasjen, por për ta injoruar Sali Berishën.

Kreu i PD-së, një themelues i partisë dhe degës së Shkodrës, Xhevdet Amuli, kishte lënë qytetin për “pushime” për të dhënë një mesazh politik ndaj pasuesve dhe strukturave të tjera.

E në fakt ashtu ndodhi. Sali Berishën në Shkodër, e ka shoqëruar vetëm Lorënc Luka, ish kryetari i Bashkisë së Shkodrës, ndërkohë që ka marrë pjesë edhe incognito, edhe kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi, e cila mori pjesë, madje edhe foli në “Kuvendin” e Air Albania.

Megjithë manovrat për të arritur një galvanizmim më të madh, kur mori pjesë në ngushëllimet për futbollistin e njohur Ramazan RRagami që ndërroi jetë, sërish Berisha nuk ka arritur të sigurojë një vëmendje të rëndësishme tek demokratët.

E duke i nisur nga kjo, ka prodhuar një lajm për të kërcitur disi siç ishte zbulimi i një dishepulli të tij të ri në Shkodër, siç ishte një student gazetarie në “Luigj Gurakuqi” që mbajti një fjalim venerativ, që në fakt u kthye në komik.

Të gjitha këto ishin mizanskena që në fund të fundit, u zgjodhën me kujdes dhe ishin edhe të lezecme. Por lajmi i djeshëm ishte se Sali Berisha nuk kishte me vete asnjë përfaqësues të rëndësishëm të PD-së së Shkodrës, asnjë intelektual të spikatur të qytetit që i ka dhënë PD-së për 30 vjet pushtetin vendor dhe shumicën e deputetëve, apo edhe ndonjë grupim të rëndësishëm interesi të Shkodrës.

Sali Berisha, thjesht ka mbajtur një takim në Pallatin e Sportit, ku përveç se ka sulmuar Perëndimin në qytetin që u përsekutua në regjimin komunist për të mbrojtur aleancën me SHBA, thjesht ka bërë laved ndaj një djali të ri që duket se po bëntë një audicion imitimi…

Nga ana tjetër, lajmi real i Berishës në SHkodër, ishte kërcënimi i hapur i degës së PD-së që të linin mbështetjen ndaj Lulzim Bashës.

“U drejtohem të gjithë atyre demokratëve, që akoma në mënyrën më të pabesueshme dëshmojnë mbështetjen më të vogël për Lulzim Bravën, hiqni dorë prej tij. Hiqni dorë, se ai është turpi i dheut, turpi i historisë. U them deputetëve të Shkodrës, bashkohuni me qytetin tuaj.

Ndahuni nga Lulzim Basha, se atë e pret vrima e miut nga ky revolucion që nuk ka të ndalur. Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin politik në Shqipëri. Ata që mbështesin Bashën për kryetar opozite, ata tallen me përçmim ndaj shqiptarëve. Shqiptarët që mbështesin Bashën, tallen me lirinë, me vlerat e pluralizmit, me pluralizmin politik në Shqipëri”, tha Berisha.

Next Post
“Kjo është detyra që mund të bëjë një vëlla i madh”/ Nikolla zbulon bisedën me Presidentin Erdogan dhe përlot kryetaren e Bashkisë së Kurbinit

“Kjo është detyra që mund të bëjë një vëlla i madh”/ Nikolla zbulon bisedën me Presidentin Erdogan dhe përlot kryetaren e Bashkisë së Kurbinit

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Z.Ylli.Analiza eshte e percipte dhe aspakt korrekte.Meso nga z.Minxhozi,nga z.Krasniqi,pa mllef por me analizen psikosociale te thellë,me psikologjinë njerëzore veriore.Kishte njerez shume fisnike dhe pjesë te elitës shkodrane.Shihi me kujdes pamjet vizive dhe mos genje veten me demagogji.Shkoder Locen e njoh mire asht dashni per mue❤️❤️

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërndanin lëndë narkotike në Lezhë, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë

Shpërndanin lëndë narkotike në Lezhë, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë

January 9, 2026
Mbyllet procesi i numërimit në Kosovë, LVV kryeson me mbi 51% të votave

Mbyllet procesi i numërimit në Kosovë, LVV kryeson me mbi 51% të votave

January 9, 2026
Sulmi rus pranë kufijve të BE dhe NATO-s, Spiropali: Kërcënim i sigurisë europiane

Sulmi rus pranë kufijve të BE dhe NATO-s, Spiropali: Kërcënim i sigurisë europiane

January 9, 2026
Sherr mes tregtarit dhe përgjegjësit të tregut pas zjarrit te “5 Maji”, ndërhyn Policia

Sherr mes tregtarit dhe përgjegjësit të tregut pas zjarrit te “5 Maji”, ndërhyn Policia

January 9, 2026
“E vetmja opozitë që s’ka dalë mendsh akoma…”, Rama reagon pas sulmit ndaj ministrave: Në nahijen tonë nuk ka më kaseta…

“E vetmja opozitë që s’ka dalë mendsh akoma…”, Rama reagon pas sulmit ndaj ministrave: Në nahijen tonë nuk ka më kaseta…

January 9, 2026
Berisha, thirrje ndërkombëtarëve: Futeni Shqipërinë në listën e zezë. Jemi po aq të rrezikshëm sa Kolumbia

Berisha, thirrje ndërkombëtarëve: Futeni Shqipërinë në listën e zezë. Jemi po aq të rrezikshëm sa Kolumbia

January 9, 2026
Bie niveli i prurjeve në Vjosë, dëbora krijon probleme me qarkullimin në Llogora

Bie niveli i prurjeve në Vjosë, dëbora krijon probleme me qarkullimin në Llogora

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

January 9, 2026
Vendimi me detyrim-përcaktim i Gjykatës së Lartë për Berishën

Ndryshe nga Venezuela, Shqipëria është aleate e Shteteve të Bashkuara

January 9, 2026
SHBA dhe Europa “në garë” për Groenlandën! Paratë dhe strategjitë diplomatike në lojë

SHBA dhe Europa “në garë” për Groenlandën! Paratë dhe strategjitë diplomatike në lojë

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In