• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si u bënë Sovranistët, Partia e klasës punëtore

by A R
21/12/2019 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roberto Vivaldelli

Punëtorët, klasa e mesme e varfëruar nga globalizimi, klasa popullore: është e pa diskutueshme që ne vitet e fundit – nga 2016 në veçanti, viti i referendumit mbi Brexit dhe zgjedhja e Donald Trump – e djathta e re konservatore ka ditur të kapë humorin  dhe – konsensusin – te klasave më pak të pasura të Perëndimit që tradicionalisht votonin për partitë e vjetra socialiste dhe të majta. Në Mbretërinë e Bashkuar, votuesit që i dhanë Boris Johnson shumicën më të madhe konservatore pas Margaret Thatcher duan punë të sigurta dhe më shumë mbrojtje, dhe BoJo duket se ka braktisur politikat e vjetra të historisë: siç vëren New York Times, në fjalimin e tij të parë ai premtoi të sundojë si një konservator i shkëlqyer, duke braktisur masat shtrënguese të paraardhësve të tij dhe gjithashtu duke premtuar më shumë investime dhe shpenzime publike, duke ndarë miliarda paund për të mbështetur shkollat e Britanisë dhe Shërbimin Kombëtar të Shëndetit, dhe duke punësuar 20,000 agjentë policie.Sinjal që diçka në kampin konservator ka ndryshuar, siç dëshmon edhe neveria e BoJo-s per milionerët “globalistë” të Davos.

Në anën tjetër të Atlantikut, në Michigan, në Rust Belt-in punetor, zemren industriale te Amerikës, ku Donald Trump mbizotëroi në 2016 me vetëm 10,000 vota, Presidenti amerikan mund të fitojë përsëri: papunësia është në nivelet më të ulëta historike dhe punësimi në prodhim është shumë mbi nivelet e vitit 2016. Konservatorizmi nacionalist i Trump – që dikush mund ta quajë “sovranizem” – shihet nga shumica e klasave popullore amerikane si një model më i mirë i mbrojtjes dhe sigurisë sesa globalizmi i laissez faire i demokratëve,ne më te shumtën i impenjuar në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve në emër të politikisht korrekt sesa ato të punëtorëve dhe klasës së mesme.

“Republikanët janë partia e re e klasës punëtore”

Në një intervistë dhëne per Guardian, ish-strategu i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Steve Bannon, tregon për këtë ndrrim paradigme të partisë republikane dhe, përgjithësisht, në kampin konservator: “Kemi transformuar partinë republikane në një parti të klasës punëtore. “. Tani,konfirmon ai, “është interesante të theksohet se nuk kemi përfaqësues të zgjedhur që e besojnë, por ky është një problem i trashëgimisë. Do ta kapërcejmë.Duhet të gjejme Alexandria Ocasio-Cortez tonët “. Bannon admiron deputeten e re demokrate: “Unë vazhdoj të them që e admiroj Alexandria Ocasio-Cortez. Unë mendoj se ideologjia e saj është gjithçka e ngatërruar, por e dua. Dua të rekrutoj banakierë. Nuk dua të rekrutoj avokatë të tjerë. Dua banakierë ”.

Bannon më pas tërhoqi disa paralelizma midis Donald Trump dhe zgjedhjeve të përgjithshme britanike, ku triumfoi Boris Johnson. “Mendoj se demokratët – shtoi ai – pavarësisht nëse bëhet fjalë per New Green Deal ose per kujdesin shëndetësor për emigrantët e parregullt, duhet të marrin mësime nga klasa punëtore. Si laburistët prej një jete qe votuan për një tory ”. Ish strategu i presidentit amerikan vëren se “nëse duam që kapitalizmi të mbijetojë, duhet t’i bëjmë njerëzit kapitaliste. Problemi është se ata nuk janë kapitalistë. Kemi oligarkë dhe shërbëtorë. Ky sistem nuk do të mbijetojë. U them donatoreve, më urreni, por të gjithë ato budallallëqe të Paul Ryan ndaj Fondacionit Heritage, nuk mund të fitojnë zgjedhjet kombëtare. Nuk mund të fitoni në Wisconsin,ok? Donald Trump mund ta bëjë ”.

Trump, hero i klasës punëtore

Siç vëren Marco Gervasoni në esenë e tij Revolucioni Sovranist. Dekada që ndryshoi botën (Giubilei Regnani, 2019), në rastin e Shteteve të Bashkuara dhe te Donald Trump “nuk është hera e parë që një president republikan bëhet një working class hero: u be ne menyren e tij Richard Nixon,i pari që shkëputi sindikatat nga Partia Demokratike, me të cilët ishte lidhur që nga kohët e New Deal ”. Edhe pse, nënvizon Gervasoni, “Nixon e bëri duke promovuar një politikë ekonomike dhe fiskale pothuaj liberale, dhe sigurisht jo armiqësore ndaj sindikatave, ndërsa Trump ka bëre të kundërtën: ka favorizuar nxitjen e prodhimit falë një ulje masive të taksave”.

Mbi motivacionet që kanë cuar sovranistët-konservatorë të jenë në gjendje të tërheqin simpatitë e klasave popullore ndoshta duhet të pyesni të majtën, e cila, megjithatë, duket se ka ndryshuar elektoratin e saj të referimit, duke hedhur sytë në elitën trans-nacionale dhe kozmopolite : më shumë Davos, pra, dhe më pak këshilla te fabrikës. Por “populli”, ndërkohë, preferon Donald Trump dhe Boris Johnson, kaq të ndryshëm, por të njëjtë në të qënurit krenarisht anti-progresistë.

Next Post
Çuçi, në Ishëm: Rindërtimi do të fillojë me shkollat dhe qendrat shëndetësore

Çuçi, në Ishëm: Rindërtimi do të fillojë me shkollat dhe qendrat shëndetësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

March 27, 2026
Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

March 27, 2026
Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

March 27, 2026
Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

March 27, 2026
Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In