• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Çlirimi i Tiranës/Si u arrit deri më 17 Nëntor 1944, lufta e vërtetë kundër gjermanëve

by Java News
17/11/2016 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/Javanews.al

Ka një përpjekje të madhe për ta zbehur luftën anti-fashiste. Aq të madhe, saqë po na bën qesharak me veten, në sensin për të dëmtuar veten deri atje ku nuk mban më. Duke mos marr përsipër argumentet për mbrojtjen e saj, duke lënë panegjirizmat tona të zakonshme për trimëritë dhe më shumë akoma për vërtetësinë e luftës, është për të ardhur keq që 17 Nëntori e ka humbur disi peshën. Nuk mund të mohojmë faktin që Bashkia e Tiranës bëri aktivitete, që administratat e mëparshme bën aktivitete në nderim të saj, por kryeqytetit i mungon krejtësisht sublimiteti i kësaj date.

rsz_clirimi_i_tiranesNga referues të ndryshëm kjo datë është parë si data e vetme, e cila mund të ishte konsensuale për ditën e Çlirimit kombëtar. Por konsensusi nuk është arritur, pikërisht sepse lufta nuk respektohet më. Për fat të keq, të dy krahët politikë të vendit, derivate të Partisë së Punës e kanë pasur të vështirë. Më të vështirë e ka pasur institucioni i presidencës, që vërtetë e ka lënë 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit Kombëtar, por që nga tre presidentë, afër të Djathtës, është shmangur në nderimin për protagonistët që ishin më afër.

br4_mushqeta_thumb4Çlirimi i kryeqytetit është një datë e pakundërshti dhe shumë përmbledhëse, por më shumë se kaq tepër e nderuar për shqiptarët. Javanews po iu jep një kronologji të ngjarjeve që përcollën në këtë eveniment kaq të madh.

***

Nga dokumentet e ndryshme del se që nga fundi i muajit Gusht ushtria gjermane kishte nisur ta fortifikonte Tiranën. Jo më kot, disa pjesë të qytetit ishin mbyllur krejtësisht dhe ishte përcaktuar një zonë e gjerë sigurimi në qendër të së cilës gjendej misioni gjerman.

partizane4     7 Shtator 1944 – Sinjalin e parë të ndryshimeve e dha Prefekti i Tiranës, Qazim Mulleti, i cili u largua nga Shqipëria për në Gjermani. Para këtij fakti, autoritetet ushtarake gjermane propozuan që posti i kryetarit të bashkisë dhe prefektit të shkriheshin në një të vetëm. Propozimi u hodh poshtë. Për Tiranën u krijua një komitet i kontrolluar prej tre vetësh, që shumë shpejt u shpërbë.

 

     15 Tetor – Përfaqësia gjermane në Tiranë u shpërnda ndërkohë që qyteti mbeti pa një autoritet shqiptar të efektshëm dhe filloi një situatë shumë kaotike.

 

26 Tetor – Ngjarjet nuk mund të vazhdonin më ndryshe dhe Këshilli i Lartë i Regjencës dhe Qeveria kolaboracioniste e Biçakut dhanë dorëheqjen.

 

Mehmet Shehu përgatiti planin e sulmit.  Faza e parë e betejës filloi kur forcat partizane sulmuan nga jugu me rreth dy mijë luftëtarë, të mbështetur nga artileria dhe autoblindat. Gjermanët u tërhoqën në pozicione të parapërgatitura në Tiranën e Re duke ua lënë pjesën e vjetër të qytetit partizanëve.

 

     29 Tetor – Divizioni I-rë i Mehmet Shehut i përbërë nga Brigada I, IV dhe XXIII ndërmerr një sulm të përgjithshëm mbi qytetin e Tiranës. Brenda një dite forcat ajrore britanike që bashkëpunuan me forcat partizane hodhën 28 avionë raketalëshues, të cilat i shkaktuan dëm të madh kazermave të fortifikuara që kishin ndërtuar gjermanët.

 

     11 Nëntor – Filloi faza e dytë dhe vendimtare e betejës, ku partizanët ndërmorën një sulm të ri ndërkohë që nga Jugu po afrohej një autokolonë përforcuese gjermane.

 

     13-15 Nëntor – Kjo autokolonë me njësi të Korparmatës XXII që vinin nga drejtimi Strugë-Elbasan dhe përbëhej nga 2000-3000 trupa u sulmua në afërsi të Qafë- Krrabës nga njësitë e Brigadës I dhe VIII. Ndërkohë që burime të regjimit komunist pohuan se kjo kolonë u zhduk, burime gjermane pohojnë se ajo u shpëtua nga një numër i vogël tankesh që u dërguan nga Tirana.

 

17 Nëntor – Garnizonet gjermane u evakuan përfundimisht nga Tirana duke vazhduar rrugën drejt Shkodrës nëpërmjet rrugës bregdetare që shkonte drejt Shkodrës.

pazari_vjeter_thumb4HUMBJET GJATE BETEJES

 

Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e qytetit të Tiranës dhe rrethinave të saj, ranë 127 partizanë.

 

Për çlirimin e Tiranës luftuan Njësitë partizane dhe Njësitë guerrilase të organizuar në nëntë çeta luftarake.

 

Dokumentet gjermane nuk japin shifra rreth numrit të të vrarëve apo të plagosurve gjatë betejës së Tiranës. Sipas historiografisë shqiptare gjatë kësaj beteje u vranë 2000 gjermanë dhe u zënë rob 500 të tjerë.

Clirimi i Tiranes. (AQSH)
Clirimi i Tiranes. (AQSH)

Dëmet më të rënda janë regjistruar në pikat e fortifikuara ku gjermanët kishin vendosur trupa por me përjashtim të ciflosjeve nga plumbat e armëve duket se qyteti nuk pësoi ndonjë dëmtim të madh. (Materiali është konsultuar me të dhëna të bëra prezent në vite nga Atsh)

Next Post
Zgjedhjet në Dibër, Blushi ironizon me të gjithë: Saliri, Iliri dhe Deliri

Blushi: Dosjet e ish-Sigurimit, kapital për të ndëshkuar kundërshtarin, nuk do hapen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In