• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si u abuzua me deklaratën e Vangjelit: “14 fjalime politike për një seancë, por asnjeherë, asnjë qindarkë në këmbim”

by Flogert Muça
17/01/2020 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Flogert Muça/
Mbrëmë në studion e Fevziut teksa diskutohej për paqtimin opozitë-mazhorancë analisti Lorenc  Vangjeli i pyetur nga drejtuesi i emisionit  deklaroi se para shumë vitesh ka shkruar rreth 14 fjalime për një seancë parlamentare, por pa marrë asnjeherë, asnjë qindarkë në këmbim. Me tej ai theksoi se këtë e bënte për shkak të miqësisë që ai kishte me ta e duke vazhduar me batutë Vangjeli u shpreh se ” Ishin dy gjëra që më bënin ta bëja, e para ishte miqësia dhe dëshira për tu tallur… Po në atë parlament doktori thotë ‘ai që u bën fjalime ditën dhe ju tall klubeve natën’, dhe shakaja që kam bërë dhe refuzova dhe fillova t’i shmang deputetët, ishte se thash e mori vesh doktori dhe thotë që një faqe kushton 100 euro, më vjen Ritvani me bllokun e tatimeve…”
Sot në mëngjes, një pjesë e madhe e portaleve që nuk e dinë nga bie gazetaria, kishin dalë më titullin (perifrazoj): ” ja sa kushton një fjalim në parlament”. Thënë të gjitha këto, kupton se nuk ka rëndësi nëse flet Vangjeli apo Drita, Fatosi apo Luli, Edi apo Mimoza. Me këtë tjetërsim fjalësh që ndodh në median tonë, bëhet tezja dajë pa pikën e problemit.
Imagjinoni një gazetar që raporton nga zonat e luftës dhe ata që me cigare e uiski punojnë nga kolltuku duke tjetërsuar fjalët e kujtdo, herë nga interesi akut e herë nga injoranca e plotë. Rasti i mbrëmshëm është ilustrimi perfekt i abuzimit me fjalën e tjetrit ku procesi nga dhënësi e mesazhit tek lexuesi ka tjetërsuar fjalën e dhënësit. Dhe kur këtë ja bëjnë një gazetari, vajmedet të tjerët.
Arsyeja? Ose përtojnë ose kanë intetesa të ngushta (flas për çdo rast pasi ky është fenomen) pasi do të mjaftonin 6 minuta duke mos e fikur as cigaren e as lënë pa pirë uiskin, që të dëgjonin videon që keni në fund e të bënin lajmin e saktë, duke cituar drejt.
Unë nuk mendoj se kolegut Vangjeli i dhemb kjo që kanë bërë ndaj tij, por jam i bindur se atij dhe të gjithë atyre që dinë rëndësinë e gazetarisë së vërtetë ju dhemb kur disa joprofesionistë (në rastin më të mirë), i humbin medias besueshmërinë me atë që bëjnë.
Kultura e tjetërsimit të fjalëve, nxjerrjes nga konteksti duke krijuar  fake news ndaj kujtdo qoftë, duhet të marrë fund për të mirën e medias dhe demokracisë.
/Lexo.al

Next Post
S’plotësonte kriteret/ Bllokohen 4 tonë marmalatë nga Serbia me destinacion qytetin e Shkodrës

S'plotësonte kriteret/ Bllokohen 4 tonë marmalatë nga Serbia me destinacion qytetin e Shkodrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shiste kokainë në parkun e fëmijëve, arrestohet shqiptari në Itali

Shiste kokainë në parkun e fëmijëve, arrestohet shqiptari në Itali

March 30, 2026
Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

March 30, 2026
“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

March 30, 2026
Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

March 30, 2026
Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In