• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Si t’i vjedhim me pahir pasuritë kombëtare?!

by Ben Andoni
09/02/2017 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në arkivën artistike historike ekziston një grafikë e vjetër, ku Shqipëria e antropomorfizuar si një grua e bukur dhe e brishtë, është duke u therur, shqyer nga fqinjët e saj. Autori i hershëm ka dashur të përshfaqë përmes forcës së vijës së tij të lapsit metaforën e ndarjes së vendit të vogël, që asokohe ishte realisht krejt pa zot.

Gati njëqind vjet më vonë, pasuritë kombëtare, ato që mundësojnë jetën e mirë ose jetesën e banorëve dhe mbijetesën e kombit, provohet se po shpërdorohet dhe grabitet në mënyrë barbare dhe me simbolikën e kësaj grafike.

Kjo ka bërë që mirëqenia e vendit (lexo: mbijetesa) të jetë sërish e dëmtuar rëndë, por këtë herë nga vetë shqiptarët. Ligjvënësit e tyre pas akuzave rutinore për njëri-tjetrin, thjesht kanë konfirmuar atë që njerëzit e pyesin dhe e pëshpëritin në mënyra të ndryshme, por me të njëjtin kuptim: Pse jemi vallë kaq të varfër mbi një vend kaq të begatë?!

Këtë e kupton sakaq po të dëgjosh retorikat e dy kampeve politike në Shqipëri, ku bindesh menjëherë për kotësinë e shtjellës së tyre për kinse dhimbjen e vjedhjes së pasurive kombëtare. Dhe, pasuritë e vendit, për çdo vit shpërdorohen në mënyrë të frikshme. Po të ndërrosh emrat e përveçëm dhe ti bësh përditësim të dhënave, ato akuza që i bënte dikur PS-ja për PD-në, të njëjtat i bën në ditët e sotme kjo e fundit asaj. Që do të thotë se Shqipëria është e dënuar dhe në një rrugë pa kthim të masakrës mbi pasuritë e saj nga vetë shqiptarët dhe jo nga ata, që dikur i vinin realisht thikën në fyt.

Këtë e ndjen nga konçesionimi i gjithçkaje, proces që ka filluar nga qeverisjet e mëparshme dhe po vazhdon me këtë të sotmen pa u ndalur. Vetë koncepti i procesit të koncensionit të kthjellon të kuptosh se qeveria i “dhuron” të ardhurat e viteve të ardhshme për të siguruar burime të menjëhershme, që të përballë mosgjetjen e çelsit të përmirësimit të situatës buxhetore, pasurimit të segmenteve të saj… dhe kuptohet përgatitjen elektorale.

Prej vitesh nuk merr përgjigje dhe rrugë puna e Bankers, teksa fshatarët u dëmtohen shtëpitë dhe akuzat për shpërdorim janë që nga instancat e larta; Problemi i CEZ-it po endet në dy komisione paralele parlamentare, verdikti i të cilave nuk dihet se kur do të dalë. Punëtorët e naftës në Fier, prej një privatizimi gati kriminal enden për rrogat e muajve të tërë, e Shqipëria humbet e humbet kushedi sa mijëra fuçi nafte në ditë, duke importuar shumë më shtrenjtë. Aferat me koncesionet minerare kanë marrë dhe do vazhdojnë të marrin jetë në Bulqizë. Numri i minatorëve të vdekur është i madh, kurse nga vetë shteti referohej pak vite më parë se prej koncesioneve të kromit i kishin firuar deri disa dhjetëra miliona USD.

Lista nuk mjafton. Batërdia e dhjetëra koncesioneve të veprave hidroenergjetike prej Sali Berishës, tregoi se ato nuk mund të kapnin as afatet ligjore për nisjen e punës. Dërrma e tij u dha me privatizimin e 4 HEC të Ulzës, Shkopeti, dhe Bistricës 1 dhe 2, pa zvogëluar atë trend udhë që po vazhdon edhe qeveria Rama, e cila po noton në ujëra të turbullta dhe sërish e akuzuar për këtë sistem, ku pasuritë e vendit po grabiten frikshëm. Do doje të kishe një përgjigje nga AKBN (Agjencia e Kombëtare e Burimeve Natyrore), ose si u pëlqen ta thonë specialistët: FBI-ja e industrisë nxjerrëse të naftës dhe minierave, por ajo nuk ndodh, sepse në Shqipëri dhe subjektet e tilla, të kësaj rëndësie, janë zgjatime politike.

Kryqëzimi i mendimeve, por më shumë shqetësimeve të specialistëve të ndryshëm tregon se Shqipëria po humbet miliarda nga burimet e naftës por edhe mineralet, kurse kompanitë e huaja jo vetëm nuk investojnë, por shfrytëzojnë në mënyrë barbare dhe duke menduar thjesht për interesat e tyre. Në këtë vazhdë mbyllin sytë specialistët, por edhe njerëz të thjeshtë, që po e vuajnë në kurriz mos marrjen e rrogave shtuar me privacionet e tjera. Të duket sikur të gjithë mendojnë sesi ta rrjepin Shqipërinë, shi si ajo skica grafike e njëqind viteve më parë, por jo atë gruan e re, por tashmë Zonjën e rëndë, që dikur i këndonin poetët kombëtarë, zëri i të cilëve tashëm ngjan i tredhur prej politikanëve, që orët e fundit sërish akuzonin njëri-tjetrin për pasuritë e vendit, që vetë po i vjedhin. Epilogu: Të duket sikur të gjithë janë në garë sesi ta vjedhin Shqipërinë. Ose më mirë: Si ta vjedhin me ngut Shqipërinë? (Javanews)

Next Post
DETAJET/ Vrasja e 57-vjeçarit në Vlorë nga fqinji pas konfliktit për gardhin

Vlorë/ Plagoset me armë një person, në gjendje të rëndë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

March 19, 2026
Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In