• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si t’i arrini planet në Vitin e Ri

by A R
01/01/2025 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kishim shumë ide të mira për vitin 2024: Do të ulim peshën, do të pimë më pak alkool, do të meditojmë më shumë, e kështu me radhë. Por shumë prej tyre mbetën vetëm dëshira. Po tani? Ndoshta dëshira të tilla vërtet mund të realizohen.

Entuziazmi me të cilin hyjmë në vitin e ri është si fishekzjarrët e vitit të ri nëGjermani. Shpërthimet kalojnë shpejtë, kështu ndodh edhe me dëshirat. Por nëse i kushtoni vëmendje disa gjërave, viti 2025mund të jetë një vit i mirë.

1. Një nga një

“Gabimi më i madh është kur planifikon shumë gjëra në të njëjtën kohë”, thotë eksperti i psikologjisë së sportit dhe punës, Mario Schuster. Dikush nuk planifikon thjesht ta erë duhanin, por dëshiron të heqë ëmbëlsirat, tëmbajë dietë, të heqë dorë nga alkooli, të vrapojë… thjesht planifikon të mbingarkohet.

“Për të kapërcyer zakonet e vjetra, na duhet vullnet,” shpjegon Schuster. Ndaj është e rëndësishme që gjërat të realizohen një nga një.

2. Duhet të jetë e këndshme

Tani duhet të përcaktojmë një qëllim ku të përqendrohemi. Por cili është qëllimi? Të gjitha synimet tona janë të arsyeshme dhe kanë kuptim. “Por arritja e tyre duhet të sjellë kënaqësi”. “Ne kemi nevojë për një qasje pozitive ndaj ndryshimit,” thotë Schuster.

“Duhet të le duhanin” dhe “Dua ta le duhanin” dallojnë pak nga ana gjuhësore, por dallimet psikologjike janë shumë të mëdha mes dua dhe duhet.

3. Jini realist

Nëse dikush ka ngelur në divan gjatë gjithë vitit dhe vitin e ardhshëm ka ndërmend të shkojë në palestër ose të vrapojë katër herë në javë, ndoshta ka shtruar kërkesa shumë të mëdha. Dikush që preferon të kalojë kohë në divan para televizorit, mund të jetë i kënaqur nëse e detyron veten të shkojë në një aktivitet sportiv dy herë në javë.

“Rregullësia është më e rëndësishme se intensiteti,” shpjegon ai.

4. Shpallni qëllimin tuaj me zë të lartë

Ju keni zgjedhur një qëllim dhe keni filluar t’i jepni formë. “Në atë pikë, mund të ndihmojë t’u tregosh disa njerëzve”, thotë psikologu, duke shpjeguar se një premtim që i bëjmë vetes në heshtje është i lehtë për t’u thyer, ndërsa ai që shprehet me zë të lartë ka forcë më të madhe detyruese.

5. Vështirësitë janë normale

2025 sapi filloi dh po kalon por a po realizohen synimet? Pas motivimit vjen rënia. A ta ndez një cigare, të ulem në divan, ta marr një gotë… çfarë të bëj tani?

“Në asnjë rrethanë nuk duhet të gjykoni veten nëse nuk arrini të bëni diçka që keni planifikuar,” paralajmëron Schuster. Vështirësitë dhe pengesat janë normale, por nuk duhet të heqim dorë nga synimet. Ndonëse kthimi tek gjërat e vjetra nuk duhet të përcillet me probleme dhe gjykime, sepse kjo ndodh shpesh, është normale.

Në vend të keqardhjeve, fokusi duhet të jetë tek sukseset – edhe ato më të voglat.

6. Problemet me synimet

Edhe qëllimet e mira mund të jenë të këqija. Këtu bën pjesë edhe vendimi “duhet” apo “dua”. Kur përjetojmë një kolaps në përcaktime, atëherë edhe dënimi i vetvehtes mund të dëmtojë dhe të humbasim besimin për të arritur atë që kemi vendosur të bëjmë. Ndaj duhet të jemi të kujdeshshëm me vetvehten dhe synimet tona./DW

Next Post
Zjarre dhe të vrarë pas sulmit rus me dron në natën e Vitit e Ri

Zjarre dhe të vrarë pas sulmit rus me dron në natën e Vitit e Ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In