• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si të reduktojmë shpërqendrimin nga bota dixhitale, këshilla nga murgjit

by Java News
07/06/2019 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jamie Kreiner/ Murgjit mesjetarë, harxhonin shumë kohë për t’u përqendruar. Dhe përqendrimi ishte puna e tyre kryesore gjatë gjithë jetës! Natyrisht, teknologjia e tyre ishte shumë e ndryshme nga e jona. Por ata nuk kishin ndonjë shqetësim për shpërqëndrimin.

Ata ankoheshin me shpesh se ishin mbingarkuar me informacion, dhe pasi vendosnin të lexonin diçka, e kishin të lehtë të mërziteshin, dhe të kapnin për të lexuar diçka tjetër. Ata ishin të frustruar nga dëshira për të parë nga dritarja, ose për të kontrolluar vazhdimisht kohën (në rastin e tyre, me Diellin si referencë), ose të mendonin për ushqimin apo seksin, kur në fakt duhej të mendonin për Zotin.

Ata madje shqetësoheshin, pse shpërqëndroheshin në ëndrrat e tyre. Ndonjëherë akuzonin demonët, se u trazonin mendjen. Nganjëherë bënin me faj instinktet bazike të trupit. Por mendja ishte problemi rrënjësor. Xhon Kasian, reflektimet e të cilit rreth mendimit, ndikuan tek murgjit për shekuj më rradhë, e njihte shumë mirë këtë problem.

Ai ankohej se mendja “duket e nxitur nga inkursione të rastit”. Ajo “endet rreth e rrotull, si e dehur”. Ajo mendon për diçka tjetër, teksa t’i lutesh apo këndon psallmet. Ajo do të endet mbi planet e saj të ardhshme, apo mbi keqardhjet e të kaluarës pikërisht në mes të leximit.

Ajo nuk mund të qëndrojë e përqendruar as në argëtimin e vet – lëre më pastaj mbi idetë e vështira që kërkonin një përqendrim serioz.

Kjo ndodhte në fund të viteve 420. Nëse Xhon Kasian kdo të kishte parë një smartfon, ai do të kishte parashikuar në çast krizën tonë konjitive. Por, në vend të kësaj, mendja e tij ishte fokusuar gjetiu. Kasian shkruante në një kohë kur komunitetet murgjërore të krishtera, po fillonin të zgjeroheshin ndjeshëm në Evropë dhe Mesdhe.

Një shekull më parë, asketët kishin jetuar kryesisht të izoluar. Dhe entuziazmi i ri për ndërmarrjet e përbashkëta, solli një entuziazëm të ri për ndërtimin e manastireve. Këto hapësira të reja sociale, supozohej të funksiononin në një mënyrë më optimale, kur murgjit të kishin udhëzime se si të kryenin punët e tyre.

Puna e tyre, më shumë se çdo gjë tjetër, ishte të përqëndroheshin në komunikimin e tyre hyjnor: të lexonin, të luteshin, të këndonin psallmet, dhe të përpiqeshin ta kuptonin Perëndinë, me synim që të përmirësonin shëndetin e shpirtrave të tyre, dhe shpirtrat e njerëzve që i mbështesnin.

Për këta murgjër, mendja medituese nuk duhej të lihej e qetë. Ajo duhej stimuluar vazhdimisht. Fjalët e tyre të preferuara për përkufizimin e përqendrimit, buruan nga fraza latine “tenere”, pra të qëndruarit pranë diçkaje. Ideali ishte një ”intent mens”, një mendje që ishte gjithmonë aktive, për arritjen e objektivit të saj.

Dhe përmbushja e tij me sukses, nënkuptonte marrjen seriozisht të dobësive të trupave dhe trurit të tyre, dhe të punuarit shumë me to, për t’i bërë mësuar se si të silleshin. Disa nga këto strategji ishin të vështira. Për shembull, heqja dorë nga diçka. Murgjërit dhe murgeshat, duhej të heqin dorë nga gjërat që donin shumica e njerëzve – familjet, pronat, bizneset, jeta e përditshme – jo vetëm për të shkatërruar ndjenjën e tyre të të drejtës individuale, por edhe për të garantuar që ata nuk do të shqetësoheshin nga gjëra të tjera në jetën e tyre profesionale të lutjes.

Kur mendja endet, vërenin teoricienët murgjërorë, ajo fokusohet zakonisht në veprimtari të kohëve të fundit. Kushtojani angazhimet tuaja gjërave më serioze, dhe do të keni më pak mendime që do të konkurrojnë për vëmendjen tuaj. Kufizimi duhej të funksiononte edhe në një nivel fiziologjik.

Në Antikitetin e Vonë dhe në Mesjetë, ka pasur shumë teori mbi lidhjen midis mendjes dhe trupit. Shumica e të krishterëve, binin dakord se trupi ishte një krijesë nevojtare, me një oreks të pafundëm për ushqim, seks dhe komoditet, dhe që e shpërqëndronte mendjen nga ajo që kishte më shumë rëndësi.

Kjo nuk do të thotë që trupi duhet të refuzohet, vetëm pse ai ka nevojë për një dashuri të fortë. Për të gjithë murgjit dhe murgeshat në shekullin IV, kjo nënkuptonte një dietë të moderuar ushqimore, dhe pa marrëdhënie seksuale. Shumë prej tyre, angazhoheshin në punë të ndrushme.

Ata e panë se e kishin më të lehtë të përqëndroheshin kur trupat e tyre lëviznin, pavarësisht nëse ishin duke pjekur diçka në furrë, punonin në punë bujqësie apo thjesht shëtisnin.

Kishte ndërkohë edhe zgjidhje, të cilat sot njerëzve mund t’ju duken të çuditshme, të cilat vareshin nga imazhet imagjinare. Pjesë e edukimit në manastire, përfshinte të mësuarit se si të formoje imazhe figurative të njohura, për të ndihmuar përforcimin e aftësive misterioze dhe meditative të dikujt. Mendja i ka qejf stimujt si ngjyrat, godinat, seksin, dhunën, zhurmën dhe gjestikulcionet e egra.

Sfida ishte të pranoje kënaqësitë dhe preferencat e saj, në mënyrë që të përfitoje prej tyre. Autorët dhe artistët mund të kanë më të lehtë në këtë rast, duke shkruar narracione të gjalla, ose duke skalitur figura groteske, që mishërojnë idetë që dëshironin të komunikonin. Por nëse një murgeshë donte të mësonte vërtet diçka që kishte lexuar ose dëgjuar, ajo do ta bënte vetë këtë punë, duke e përshtatur materialin si një seri animacionesh të çuditshme në mendjen e saj.

Le të themi se do të donit të mësonit sekuencën e zodiakut. Tomas Breduordin (drejtues i një universiteti të shekullit XIV, teolog dhe këshilltar i mbretit anglez Eduardi III), sugjeron të imagjinoni një cjap të bardhë me brirë të artë, që godet në teskujt një dem të kuq të ndritshëm.

Ndërsa demi përgjaket, imagjinoni një grua para tij që lind binjakë. Dhe kështu me radhë.

Një metodë më e avancuar e forcimit të përqëndrimit, ishte ndërtimi i strukturave mendore të përpunuara gjatë leximit dhe të menduarit. Murgeshat, murgjit, predikuesit dhe njerëzit që ata arsimonin, inkurajoheshin gjithmonë të vizualizonin materialin që po përpunonin.

Një pemë e degëzuar ose një engjëll me pendë të praruara, një arkë shumëkatëshe në zemër të kozmosit – mund të bëhet modeli për ndarjen komplekse në një sistem të renditur. Imazhet mund të përputhen ngushtë me thelbin e një ideje. Ndërtimi i aparaturave komplekse mendore, i jep mendjes një mënyrë për të organizuar – dhe në proces analizuar – materialin që duhet të mësohet. Çdo strategji për shmangien e shpërqendrimit, apelon për strategji të ndryshme në këtë drejtim. Kur Kasiani bëri një nga rekomandimet e tij më të thjeshta – përsëriteni pa pushim një psallm, për të mbajtur trurin tuaj të fokusuar – ai e dinte se çfarë do të dëgjonte më pas. “Si mund të qëndrojmë të fiksuar pas një vargu?”- do të pyesin murgjit.

Shpërqëndrimi, është një problem i vjetër, ndaj është fantazia ajo që mund të shmanget njëherë e përgjithmonë. Ndërkohë, rreth 1600 vjet më prë, kishte po aq gjëra emocionuese për të menduar, ashtu siç ka tani. Dhe kjo ndonjëherë, ato duket sikur të bllokojnë mendjen.(Bota.al)/l.m

Next Post
Provimet e maturës, 560 policë zbresin në terren

Provimet e maturës, 560 policë zbresin në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In