• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si të mbrojmë demokracinë nga një tjetër Donald Trump?

by A R
04/12/2020 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Washington Post

Demokracia amerikane ka kaluar katër vitet e fundit nën sulm – nga vetë Shtëpia e Bardhë. Populizmi autoritar i presidentit Trump ka dëmtuar themelet e republikës.

Megjithatë përpjekjet e Trump për të minuar sistemin kanë një përfitim të paqëllimshëm. Ai zbuloi  pikat e dobëta që kanë ekzistuar gjithmonë në demokracinë amerikane dhe i ekspozoi që të gjithë t’i shihnin.

Detyra e amerikanëve nuk është vetëm të rregullojnë dëmin, por gjithashtu të mbushin boshllëqet gjithashtu. Nëse ata arrijnë ta bëjnë diçka të tillë, epoka e Trump mund të përfundojë në mënyrë pozitive duke nxitur reforma që e bëjnë demokracinë amerikane më elastike.

Pas Watergate, Kongresi miratoi një propozim reformash për të parandaluar që një Nikson i ardhshëm të abuzojë sërish më pushtetin.

Akti i Etik, Akti i Fuqive të Luftës dhe amendamenti Hughes-Ryan ishin përgjigje legjislative ndaj presidencës. Megjithatë presidenca e Trump ka treguar se shumë nga normat e krijuara të lidhura me sjelljen e presidentëve janë po aq të forta sa prangat prej plastike.

Demokracia amerikane i ka mbijetuar Trump, tani për tani.  Amerikanët  shpëtuam pjesërisht nga paaftësia  e Trump dhe pjesërisht nga verdikti i votuesve.

Për t’i parandaluar, nevojiten  tre reforma thelbësore. 

Së pari, Trump demonstroi se sa e lehtë është për një president të politizojë ligjin, duke e kthyer atë në një armë kundër kundërshtarëve dhe një mburojë për miqtë e tij. Në shumë vende, një shtrembërim i tillë i sistemit ligjor është hapi i parë në rrugën drejt autoritarizmit.

Republikanët  e quajtën të padrejtë takimin e Prokurores së Përgjithshme Loretta E. Lynch me Bill Clinton në aeroport ndërsa Hillary Clinton po kandidonte për presidente.

Trump pushoi nga puna një drejtor të FBI-së sepse po hetonte presidentin, i fali aleatët politikë dhe udhëzoi William P. Barr të ulte dënimet  për miqtë e Trump.

Amerikanët nuk mund të mbështeten te normat dhe mirëbesimi. Ata kanë  nevojë për ndryshime ligjore për t’u siguruar që presidentët nuk janë as mbi ligjin, dhe as nuk mund t’i përkulen vullnetit të tyre për përfitime personale ose politike.

Shtëpia e Bardhë duhet të ndalohet ligjërisht nga përpjekjet për të ndikuar në çdo rast që është larg politikës. Të emëruarve politikë, duke përfshirë edhe Prokurorin e Përgjithshëm, duhet t’u kërkohet të heqin dorë nga ato raste, transmeton abcnews.al

Për më tepër, një bord mbikëqyrës jopartiak duhet të jetë i autorizuar të shqyrtojë faljet për aleatët politikë, miqtë ose të afërmit e presidentit. Mund të duhet një ndryshim në kushtetutë për të arritur këtë gjë, por është një reformë thelbësore që ia vlen.

Së dyti, Trump shfrytëzoi të metat në sistemin zgjedhor amerikan  për të minuar besimin në procesin demokratik.

Qeveria duhet të rishikojë ligjet federale të zgjedhjeve. Në shtetet demokratike, administrata zgjedhore përbëhet nga nëpunës civilë jo-partiakë. Komisionit Federal të Zgjedhjeve i mungoi kuorumi për pjesën më të madhe të 15 muajve të fundit.

Të rregullosh diçka të tillë është e komplikuar. FEC(Komisioni Federal i Zgjedhjeve)  duhet të riformohet për të qenë i ngjashëm me komisionin e pavarur zgjedhor të Australisë.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu mund të mandatojnë regjistrimin automatik të votuesve, i cili do të zgjeronte pjesëmarrjen ndërsa nga ana tjetër do të siguronte një bazë të dhënash të regjistrimit efektiv për të parandaluar çdo rast të mashtrimit të votuesve.

Shërbimit Postar të SHBA-së mund t’i kërkohet të dorëzojë të gjitha fletët e votimit me postë brenda pesë ditësh, me fonde të përshtatshme për ta bërë të mundur këtë.

Së treti, Trump demonstroi se presidentët mund të jenë të korruptuar dhe të mos vuajnë asnjë pasojë.

Normat e etikës duhet të bëhen ligje të etikës. Presidentëve duhet t’u kërkohet të heqin dorë nga interesat e mundshëm kompromentues financiarë. Kandidatët e partive kryesore duhet të detyrohen të lëshojnë  deklarata tatimore të 1o viteve.

Gjithashtu, duhet të ketë ligje më specifike që sigurojnë që ish-presidentët të mos abuzojnë me lejet e tyre të sigurisë për fitime në të ardhmen.

Siç u bë e ditur edhe para se Trump të merrte detyrën,  kërkohen reforma më të thella strukturore. Gjithashtu kërkohet më tepër transparencë  në financat e fushatës. Kolegji zgjedhor duhet të eliminohet ose reformohet. Amerikanët duhet t’i japim fund manipulimit të zgjedhjeve dhe të adresojmë hendekun në rritje të shpejtë midis madhësisë së popullsisë dhe pushtetit politik në Senat.

H.R. 1, një paketë e reformave të tilla që u miratua nga demokratët në Mars 2019 por u detyrua të pranohej  në Senatin Republikan, ishte një pikënisje të mirë. Por vetëm kaq nuk mjafton.

Përpjekja për ta bërë demokracinë amerikane më rezistente ndaj demagogëve padyshim që do të përballet me rezistencën e republikanëve në Senat sepse do të shihet si një fyerje ndaj Trump. Kjo do të rrisë gjasat që disa reforma të miratohen, edhe nëse republikanët do të kenë kontrollin e Senatit.

Epoka e Trump po mbaron ndërsa lufta për të ringjallur demokracinë amerikane sapo ka filluar. Përktheu Sonila Backa-abc

Next Post
U cilësua si vizionar, si modernizues por kishte një dobësi që kishte qejf gratë/ Presidenti që mburrej për një aferë me princeshën Diana

U cilësua si vizionar, si modernizues por kishte një dobësi që kishte qejf gratë/ Presidenti që mburrej për një aferë me princeshën Diana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse nuk shkojnë opozitarët në protestat e Sali Berishës?

February 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

February 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

February 5, 2026
Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

February 5, 2026

Një dëshmi skandaloze se si gjykon drejtësia e re në Shqipëri

February 5, 2026
Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

February 5, 2026
“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

February 5, 2026
“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi

“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi

February 5, 2026
Rikthehen në qarkullim monopatinat?! Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin: Udhëzimi mbetet në fuqi

Rikthehen në qarkullim monopatinat?! Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin: Udhëzimi mbetet në fuqi

February 5, 2026
Mitrovicë veri dhe Zveçan, Lista Serbe pushon nga puna shqiptarët pa asnjë arsyetim të bazuar

Mitrovicë veri dhe Zveçan, Lista Serbe pushon nga puna shqiptarët pa asnjë arsyetim të bazuar

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In