• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Si të luftoni kancerin në shtatë hapa

by
03/08/2015 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si të luftoni kancerin në shtatë hapa

Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me shfaqjen e kancerit, mos rrini duarkryq dhe të shpresoni se nuk do të ndodhë. Ekzistojnë mënyra përmes të cilave mund ta zvogëloni në masë të madhe rrezikun nga kanceri.

Hani ushqime organike. -Disa studime kanë treguar se personat që hanë kryesisht ushqime organike në trupin e tyre kanë më pak komponentë për të cilët është dëshmuar të jenë kancerogjenë. Ushqimet organike gjithashtu përmbajnë pesticide, por në një masë shumë më të vogël.

Hani ushqime ngjyrë portokalli. – Ushqimi ngjyrë portokalli është një burim i shkëlqyer i karotenoideve, një grup i fitonutrienteve që gjenden në karota, patate të ëmbla, kajsi, mango, kungull, papaja dhe pjeshkë. Sigurisht keni dëgjuar për beta karotenin, luteinën dhe likopenën. Këto janë lloje të veçanta të karotenoideve, ndërsa një studim zbuloi se mund ta zvogëlojë rrezikun e kancerit për madje 32 për qind.

Hani ushqim antikancerogjen. – Këto janë boronicat, brokoli, hudhra, çaji i gjelbër, shega, domatet dhe shafrani. Ekzistojnë shumë ushqime me veti të fuqishme antikancerogjene, dhe të gjitha e kanë të përbashkët faktin se kanë veprim antikancerogjen, që do të thotë se e zvogëlojnë nivelin e radikaleve të lira në trup, të cilat janë një nga shkaqet kryesore të shfaqjes dhe përhapjes së qelizave të kancerit, transmeton Koha.net.

Konsumoni vitaminë D. – Vitamina D është shumë e rëndësishme për funksionimin e duhur të organizmit. Ajo ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve dhe kancerit. Ekspozimi i moderuar në diell është mënyra më e mirë për ta plotësuar nevojën e trupit për vitaminë D. Megjithatë, kjo nganjëherë mund të jetë e pamundur. Kjo është arsyeja se pse është e pashmangshme marrja e suplementeve me vitaminë D apo ngrënia e ushqimeve të pasura në vitaminë D. Në ditë do të duhej të merrni rreth 1.000NjN (njësi ndërkombëtare) të vitaminës D. Nëse dyshoni se nuk po merrni sasi të mjaftueshme të vitaminës D, gjithsesi konsultohuni me mjekun tuaj.

Konsumoni magnez. – Mungesa e magnezit në trup është më e zakonshme sesa mendoni, pa marrë parasysh se marrja e magnezit nuk është e vështirë nëpërmjet një diete të ekuilibruar dhe të larmishme. Ekspertët besojnë se rreth 80% e popullsisë botërore nuk merr sasi të mjaftueshme të magnezit. Magnezi gjendet në bajame, fara të susamit, fara të lulediellit, fiq, limon, mollë, perime me gjethe të gjelbra, selino dhe oriz ngjyrë kafe. Doza e rekomanduar ditore shkon nga 200 deri 800mg.

Konsumoni fara. – Farat e kungullit mund të ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme në parandalimin e kancerit të prostatës. Zgjidhni fara që janë të papërpunuara dhe ruani në temperaturë të ftohtë, sepse vetëm atëherë e kanë një sasi të kënaqshme të acideve yndyrore omega 3. Llojet e tjera të farave të cilat gjithashtu ofrojnë mbrojtje kundër kancerit janë farat chia, farat e lirit, farat e lulediellit dhe farat e kërpit.

Konsumoni zink. – Një numër i madh i njerëzve e nënvlerësojnë rëndësinë e zinkut për ta mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin e të gjithë organizmit. Zinku merr pjesë në më shumë se 300 funksione trupore, duke përfshirë aftësinë e trupit për t’u mbrojtur prej radikaleve të lira. Zinkun e gjejmë në shumë ushqime, kështu që vërtet nuk është e vështirë ta marrim. Disa nga burimet më të mira janë brokoli, farat e kungullit, arrat braziliane, qepa dhe perimet me gjethe të gjelbra të errëta.

cancer_fighting_food

Next Post

7 çiftet që ndahen e pajtohen vazhdimisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Bordi i Transparencës ul me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën

April 9, 2026
“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

April 9, 2026
Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

April 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“E ka kthyer Parlamentin në leckë”, Berisha sulmon Ramën: Debatet nuk shtyhen kanë afate kushtetuese

April 9, 2026
Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In