• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kulturë

Si të luajmë bukur lojën e jetës

by A R
09/10/2019 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Silvana Rusi/

Titulli i radhës në kolanën e Botimeve Akropoli i Ri na jep një këndvështrim të ri mbi qasjen që duhet të kemi ndaj gjithçkaje që na rrethon. Historikisht, që prej fillimit të ekzistencës së tij, njeriu ka pyetur veten dhe ka ndërmarrë procese hetimi mbi natyrën përreth, fenomenet e vazhdueshme dhe ato të rrallat. Në kërkimin e tij, ai herë i ka gjetur përgjigjet e herë jo dhe vazhdon ende të kërkojë. Këtu, autorja na ndihmon duke na edukuar me frymën që na mungon sa herë që ngecemi në vëzhgimet e natyrës dhe atij që kemi quajtur “realitet“.

Përmes këtij libri, arrijmë të kuptojmë se nuk ekziston asgjë e shkëputur në natyrë, gjithçka është e ndërlidhur përmes ligjesh harmonike në bazë të të cilave funksionon universi. Delia Steiberg Guzman na instrukton hapa të cilat secili prej nesh mund t’i përdorë në jetën e tij të përditshme që të kuptojë se gjithçka që na rrethon ka jetën, nevojat dhe dëshirat e veta dhe kombinimi i të gjitha këtyre me njëra – tjetrën në një rrjetë të madhe ekzistencash të shumëllojshme krijon Majan, Iluzionin e madh në të cilën kalon çdo ditë e jona e tanishme.

Teksa ditët tona zhyten në Maja, po e njëjta gjë ndodh edhe me vetëdijen tonë dhe ne kapemi tepër pas sipërfaqësores, pas asaj që duket. Në fakt, sikurse na udhëzon edhe autorja, e gjitha është një lojë e këndshme dhe si të tillë duhet ta trajtojmë, duke mos harruar kurrë se natyra dhe jeta, me gjithçka që përmbajnë dhe sjellin në rrymën e rrugëtimit tonë janë aleatet tona dashamirëse të cilat, ashtu si edhe një lojë, na i maskojnë dhe fshehin thesaret vetëm e vetëm sepse të shkuarit në kërkim të tyre është ajo që na zgjon vetëdijen dhe na bën të marrim mësime hap pas hapi.

Ajo na mëson të kemi një qasje tjetër ndaj jetës dhe vdekjes, gurëve, bimëve dhe kafshëve, na paraqet anë të dashurisë, edukimit, politikës, artit dhe fesë të cilat na humbasin nga fokusi në jetën e përditshme ndërkohë që harrohemi pas vogëlsirave. Duke na bërë të kuptojmë se e gjitha është thjesht një vello e këndshme që mbulon esencën, përmes këtij libri Delia Steinberg Guzman zgjon te ne mirënjohjen ndaj Majas dhe esencës që i krijoi atë dhe na ndihmon të shikojmë përtej së sotmes dhe së nesërmes drejt një tabloje më të gjerë shumëngjyrëshe, pa të cilën jeta jonë nuk do të ishte kaq e bukur.

Next Post
FOTO/ Prag lufte/ Trupat turke zbarkojnë në Siri, komandantët kurdë paralajmërojnë për një “katastrofë humanitare”

FOTO/ Prag lufte/ Trupat turke zbarkojnë në Siri, komandantët kurdë paralajmërojnë për një "katastrofë humanitare"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

March 7, 2026
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

March 7, 2026
Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

March 7, 2026
Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

March 7, 2026
Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

March 7, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk ka ardhur ende

March 7, 2026
Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

March 7, 2026
Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

March 7, 2026
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

March 7, 2026
Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In