• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si të kuptoni kur dikush ju ka qejf! Kijeni mendjen tek këto detaje

by Java News
12/08/2016 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga zëri te zemra te… duart, ja reagimet e para, të fshehura dhe të pakontrolluara, të cilat shkaktohen si pasojë e tërheqjes ndaj një personi.

Kur ti nis të kesh tërheqje ndaj dikujt, trupi fillon që të të dërgojë sinjale të qarta. Toni i zërit tënd nis të ndryshojë, zmadhon sytë, duart djersitin dhe zemra nis të rrahë më fort. Jo gjithnjë je i ndërgjegjshëm për këtë dhe nuk duhet marrë si diçka e keqe.

Sepse disa sjellje fiziologjike kanë për qëllim që të na bëjnë më tërheqës në sytë e partnerit potencial.

Duke studiuar gjuhën e trupit, shkencëtarët dhe psikologët kanë nxjerrë 5 sinjalet më të rëndësishme, të cilat dëshmojnë se ai që ke përballë të pëlqen, apo e kundërta, që ti e ke bërë për vete atë që ke përballë.

1. Ul dhe ngre tonin e zërit

Në një studim të bërë nga kolegji amerikan i “Reading”, në Pensilvani në 2010, kërkuesit u thanë 48 burrave dhe grave të cilët analizoheshin ndërsa shikonin një të panjohur në foto, që të linin më pas një mesazh zanor.

Kërkuesit zbuluan se nëse personi në foto konsiderohej nga shikuesi tërheqës, atëherë të intervistuarit kishin për tendencë që ta linin mesazhin me një zë më të thellë.

Një tjetër studim tregoi se disa gra përpara një burri tërheqës kishin për tendencë që të prodhonin një zë më të mprehtë, duke e rritur tonin në vend që ta ulnin.

Rezultati është se nëse të pëlqen dikush, atëherë ti përpiqesh që të ndryshon zërin, në mënyrë që ai të jetë sa më muzikal dhe të prekë kordat e fshehura të atij që të pëlqen.

2. Zmadhimi i formës së syve

Kur të pëlqen dikush, atëherë truri nis që të prodhojë dopaminë, substancë që veç të tjerash nis të zmadhojë edhe formën e syrit. Kjo ndodh sepse substanca ngacmon fundin e nervave të syve tanë, duke kontraktuar muskujt dhe zmadhuar sytë.

Këtë e vërteton një studim i bërë nga departamenti i psikologjisë në universitetin e Tromsos në Norvegji, sipas së cilit gratë “hapin” sytë kur janë përballë një partneri të mundshëm potencial, gjatë periudhës së ovulimit.

3. Imiton gjestet e personit që të tërheq

Psikologët anglo-saksonë e quajnë këtë fenomen ‘pasqyrimi”. Nëse një person të tërheq, atëherë ke për tendencë që të imitosh gjuhën e trupit të tij/saj në mënyrë të pandërgjegjshme.

E kjo gjë duket se vlerësohet. Një studim në 2009, i cili analizoi çiftet në një “speed dating”, lojë kur personat kanë një afat të caktuar kohor për të bërë për vete partnerin e pastaj për të kaluar në fazën pasardhëse, arriti në përfundimin se meshkujt vlerësonin dhe favorizonin ato femra që imitonin jo në mënyrë të theksuar, gjuhën e tyre trupore dhe iu afroheshin në mënyrën e të shprehurit.

4. Të djersitin duart

Për këtë fenomen ka një arsye shkencore. I njëjti koktej me substanca kimike që prodhojnë ekzaltim në trurin tonë si dopamina, noradrenalina dhe serotonina, vepron edhe në gjëndrat e djersës.

Duke qenë se 2/3 gjëndrave gjendjen në pëllëmbët e duarve, është e lehtë që të kuptohet se përse duart nisin të djersiten. Sipas antropologes Helen Fisher nga universitetit “Rutgers”, më të prekur nga ky fenomen janë meshkujt, shkruan Shqip.

Kjo sepse truri i meshkujve prodhon doza më të mëdha të monoaminës.

5. Bëhesh llafazan dhe zemra të rreh fort

Kur shikojmë një person tërheqës, truri unë dërgon sinjale precize në gjëndrën e veshkave, që prodhon hormone si adrenalina dhe noradrenalina, të cilat nëpërmjet gjakut bëjnë që zemra të rrahë më fort e më shpejt, paksa sikur vrapon.

Hormoni i noradrenalinës është përgjegjës për aktivizimin e mekanizmave që shtyjnë trurin të veprojë. Rezultati është një dëshirë e papërmbajtur për të folur për të krijuar një kontakt me personin që të pëlqen./shqip/a.k

Next Post

Video-Skandal / Ish-kryebashkiaku i njohur tymos marjiuanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In