Si të kontrollosh celularin nëpërmjet lëkurës
iSkin është një sensor i ri që shkencëtarët gjermanë kanë shpikur për të kontrolluar telefonin. Ky sensor i hollë prej gome, ngjitet në lëkurë dhe nëpërmjet tij mund të kontrolloni celularin tuaj “smartphone”. Ai mund të vihet në gisht, parakrah apo në vesh.
Sipas Martin Weigel, iSkin është në gjendje të ndjejë prekjen dhe me anë të saj t’i përgjigjet telefonatave, të luajë muzikë dhe të rregullojë volumin.
“Sensori ynë është fleksibël dhe mund të vendoset në shumë pjesë të trupit. Është si një lëkurë e dytë, nëpërmjet të cilës kontrollohet celulari”, thotë Martin Weigel.









