Bregdeti dhe zonat e ulëta, paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta ndërsa zonat malore mbeten me kthjellime dhe vranësira më të dendura, kryesisht juglindja dhe ekstremi jugor.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Gjatë orëve të mbrëmjes si edhe natës do të vijojë të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi maksimale deri 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det, dallgëzim deri në 2 ballë.
Europa
Europa Lindore dhe zona e Alpeve do të dominohen nga vranësira dhe reshje të dendura dëbore ku problematike situata do të paraqitet për vendet Lindore pasi reshjet do të jenë në sasi të konsiderueshme. Po ashtu, vendet perëndimore do të përfshihen nga vranësira dhe shira të rrëmbyeshëm.
Europa Jugore, Jugperëndimore si edhe vendet e Mesdheut do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta./noa/a.k