• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si të dalim nga izolimi pa rrezikuar? Koreja e Jugut ka një model të pagabueshëm

by A R
01/05/2020 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sfida më madhe jo vetëm politike por edhe personale në vendin tonë tani për tani për tani, është dalja nga izolimi. Të gjithë duan rifillimin e jetës dhe atmosfern shoqërore që shijonim disa muaj më parë, por dëshira  për t’i pasur të dyja, si sigurinë individuale ashtu edhe lirinë, ka futur në dilemë të jashtëzakonshme mbarë globin.

Për fat të mirë, një studim i ri nga Koreja e Jugut ofron një shembull të shkëlqyer se si mund të dalim nga izolimi, duke mos rrezikuar një tjetër krizë shëndetësore.

Ky raport përshkruan se si e frenoi Koreja e Jugut shpërthimin e epidemisë në një ndërtesë të lartë në pjesën më të ngarkuar të Seulit me një ndërhyrje të hershme që përfshinte mbylljen e tërë ndërtesës, testimin e gjerë të të gjithë personave që ndërtesë, dhe kontakteve të tyre. Studimi u krye nga ekspertë nga Qendrat e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Qeveria Metropolitane e Seulit dhe institucione të tjera lokale.

Edhe pse bëhet fjalë për një shpërthim lokale, qasja e Koresë së Jugut për identifikimin dhe kontrollin e Covid-19 mund të shërbejë si një plan për politikanët anembanë globit. Shpërthimi i epidemisë në një nga call centerat erdhi më 8 mars të vitit 2020, afërsisht dy javë pasi Koreja e Jugut gjeti veten në grahmat e një epidemie kombëtare që e pati origjinën nga një kishë.

Duke mësuar nga shpërthimet e mëparshme të SARS dhe MERS, zyrtarët shëndetësorë të Koresë së Jugut e dinin se çelësi i frenimit të pandemisë ishte izolimi total i ndërtesës tregtare me 19 kate.

Më 9 mars, një ditë pasi u raportuan rastet e para, e gjithë ndërtesa u rrethua. Tamponët iu morën menjëherë 1,143 njerëzve. Testimi tregoi se 97 njerëz (8.5% e atyre që punonin në ndërtesë ishin infektuar. Shumica e rasteve ishin gra në të 30-at e tyre dhe pothuajse të gjithë kishin punuar katin e 11-të të ndërtesës, në call center.

Çuditërisht, ndryshe nga shumë shpërthime të raportuara më parë 92% e rasteve, kishin simptoma aktive Covid-19 në kohën e diagnostikimit. Hetuesit atëherë ndërtuan një hartë të detajuar se kush ishte dhe nuk ishte infektuar, duke demonstruar se shumica dërrmuese e të infektuarve, kishin punuar në njërën anë të katit të 11-të në afërsi të jashtëzakonisht. Në përgjithësi, 43% e të gjithë punëtorëve në katin e 11-të dolën pozitivë.

Tjetra, skuadra e Koresë së Jugut testoi familjet dhe familjarët e 97 personave me infeksion. Nga ata, rreth 16% ishin pozitive me Covid-19. Në diskutimin e tyre, hetuesit e Koresë së Jugut reflektuan mbi efektin që mund të ketë distancomi social në jetën e zakonshme. Ata theksojnë se të gjitha rastet e  zbuluara ishin në një “mjedis pune me densitet të lartë” por se përhapja ishte kryesisht e kufizuar në brenda një kati.

Distanca midis karrigeve dhe kohëzgjatja e ekspozimit janë përcaktues kritik të përhapjes së epidemisë, por lejimi i personave të pa diagnostikuar që kishin hyre në zyra rrit mundësinë që epidemia të dilte jashtë ndërtesës.

Sikur mjekët të prisnin një javë, infeksioni me shumë gjasë do të ishte përhapur në familje, pastaj te miqtë, më pas në vendet e punës së miqve, ashtu siç po ndodh në fasoneritë në vendin tonë. Virusi nuk njeh mure: Sapo të infektohet një biznes, i gjithë komuniteti mund të preket shpejt, përveç nëse ndërmerret një veprim dramatik, siç bëri Koreja e Jugut.

Të gjithë jemi të frikësuar të rikthehemi në punë, duke menduar si mund të mbrojmë shëndetin tonë dhe të familjarëvë tanë. Por ky raport nga Koreja e Jugut na tregon se si mund ta hapin biznesin në mënyrë të sigurt për të rifilluar një jetë normale.

Për ta bërë këtë duhet vendosmëri siç është mbyllja e shpejtë e një ndërtese të tërë nëse është e nevojshme, testimi urgjent i të gjithë të dyshuarve, dhe qytetarë të gatshëm të karantinohen sipas nevojës për të mirën publike.

Vetëm me ndjekjen e kësaj strategjie, mund të arrihet vizioni për të pasur një komb të sigurt. Duke u përpjekur të izoloni apo injoroni problemin apo duke shpresuar se ndoshta do të largohet nëse harxhojmë kaq shumë kohë duke u shqetësuar, jo vetëm që do të dështojmë në mënyrë të mjerueshme, por do të na kthejë menjëherë në javët e para të tmerrshme të marsit, kur të gjithëve na u duk vërtetë sikur na ra qielli mbi kokë.

/a.r

Next Post
“Zgjedhjet për UT i shpall unë”, rektori Mynyr Koni: Jemi në pritje të urdhërit nga ministrja

"Zgjedhjet për UT i shpall unë", rektori Mynyr Koni: Jemi në pritje të urdhërit nga ministrja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In