Stresi është bërë përditshmëri e jona. Truri ynë gjatë ditës i “proceson” 40 deri 60 mijë mendime e shumica janë halle personale, familjare, biznesi etj, ngjarje të shkuara, të tashme ose ato të ardhshme…Më së shumti trurin e njeriut e lodhin mendimet negative.
Ja disa mundësi për ta mposhtur stresin tuaj!
- Mbyllni sytë dhe fokusoheni në zërat që vijnë rreth jush. Foshnja që qanë, kolegët që shkruajnë me tastaturën e kompjuterit, automjetet në trafik etj.
- Merrni frymë thellë dhe lëshoni frymën ngadalë thuase doni të koncentroheni.
- Vazhdoni me frymëmarrje të thella pesë herë dhe fokusoheni thellë në këtë veprim.
- Gjatë frymëmarrjeve të thella përpiquni që ta hetoni që ajri i cili po del nga organizmi është i nxehtë apo i ftohtë.
- Me ndihmën e shqisës së dëgjimit truri në ato çaste largohet nga përsëritja e mendimeve negative, përgatiti “21Media”. (b.an)