• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ta marrësh “Fronin e Shpatave” pa luftë!

by Alfred Peza
06/05/2019 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Pak përpara se të niste “Lufta e Madhe”, Mbretërit kishin lëvizur ethshëm, nëpër “kështjellat” e njëri tjetrit. Më së shumti netëve buzë bregdetit, ose larg nëpër male, ndanë zjarrit duke pirë verë dhe duke ndezur nga një puro. Në vendin ku ende nuk kishte ujë të pijshëm në çdo shtëpi, vera nuk mungonte kurrë, në qilarët e Mbretërve të tyre. Ishte si në “Game of Thrones”: “E kuqe si gjaku dhe e ëmbël si hakmarrja!”

Lajmësit shkonin e vinin. Kampi sfidues, kishte kohë që kishte nisur të bënte llogaritë. Duke matur forcat. Duke bërë aleancat. Duke rekrutuar më së shumti ata që prishnin, sesa rregullonin punë. Riaktivizuan rrjetin e spiunëve. Duke marë informacion në kampin e armikut. Duke bërë presion. Demonstruar forcë. Duke provokuar. Apo duke tatuar pulsin.

Edi Rama e kishte një histori të njohur të gjithën këtë. Dy vjet përpara, i kishte dhënë Lulzim Bashës gjysmën e ministrave të “Oborrit” dhe të gjitha garancitë e tjera që kishte kërkuar, për të hyrë në zgjedhje. Kishin dalë nga kulla e takimit, duke i dhënë dorën njëri tjetrit “besa besë” në sy të Mbretërisë, me dy kushte: Fituesi do ulej 4 vitet e ardhshme mbi “Fronin e Shpatave” dhe “Botën Shqiptare” në Ballkan, nuk do ta shanin më gjatë shtegtimeve në vise të tjera.

Ndaj, fronmbajtësi legjitim dukej më i qetë se kurrë dhe bënte vetëm dy gjyra: Mbante dorën e dialogut të shtrirë dhe qeshte. Sepse kishte kuptuar se pala tjetër kishte frikë. “Frika vret më shumë se shpata”. Kishin frikë jo vetëm për sinjalin që kishin marë në mes të janarit 2019 nga “Zoti mbi Tokë”, por edhe për tu futur sërisht në zgjedhje përballë Tij. Të gjitha llogaritë, sido e me këdo që i kishin bërë, i nxirrnin në të gjitha rastet humbës.

Kjo i kishte bërë bashkë për herë të parë në opozitë edhe Sali Berishën, edhe Ilir Metën. Edhe Lulzim Bashën, edhe Monika Kryemadhin. Në aleancë me ta dolën fjalë se ishte Ramush Haradinaj në Kosovë. Edi Ramës i dilte dhe i tepronte Hashim Thaçi. Ndërsa Ali Ahmeti nuk përzihej kurrë në të tilla raste. I dilte dhe i tepronte “Mbretëria shqiptare në Maqedoni”. Megjithëse e vogël, ai e shijonte si askush më mirë të qenit “i pari i fshatit, se i dyti” në Tiranë.

Edi Rama qeshte. Ai ishte një nga fansat më të hershëm të “Game of Thrones” dhe e kishte bërë të vetën shprehjen se, “e qeshura është helm për frikën”. Kjo i tërbonte edhe më shumë armiqtë e tij. Sali Berisha në 2017, kishte thënë se kurrë nuk do ti kishte bërë Lulzim Bashës, lëshimet që i bëri ai. Në “oborrin e socialistëve” udhëheqësit gabonin. Por ata kurrë nuk ia lejonin vetes, që të bënin dy herë, të njëjtin.

 

Mendjet më pak të ftohta mes kampeve, kishin nisur të pyesnin: A ka ndodhur ndonjëherë që një Mbret të heqi dorë me dëshirë nga “Froni i Shpatave”, vetëm e vetëm se ai u pëlqen aq shumë, sfidantëve të tij? A ndodh që kurora e fituar përkundrejt të gjitha rregullave që njeh historia, të dorëzohet vullnetarisht pa luftë? Në “Game of Thrones” mediat kishin numëruar nëpër beteja, 174 373 viktima. E ta mendosh, që lufta për “Fronin…”, ende nuk ka përfunduar!

Në Shqipëri, në 30 vitet e fundit ishin bërë jo vetëm rrëmuja, por edhe beteja të vërteta me të vrarë. Në vitet e para, me sa duket, disa gjëra ishin ndoshta të pashmngshme. Por që atëherë kishin kaluar shumë stinë. Ndaj tani, ishte ndryshe. Ushtria shqiptare ishte në prag të 10 vjetorit të anëtarësimin në aleancën më të madhe politiko- ushtrake të historisë së njerëzimit. Kurrë nuk kishte ndodhur, që të të kishte lfutë, në një shtet anëtar të tij.

Edi Rama vazhdonte tu thoshte të vetëve: Duhet vetëm qetësi dhe vendosmëri. Ndërsa në kampin e opozitës, dikush tha me gëzim: “Dimri po vjen”… Por pakkush ia vuri veshin seriozisht. Deri në atë moment, kurorën ia kishin falur dhe ai vetë, nuk kishte bërë e fituar asnjë luftë. Ishte shumë i ri për ta ditur se “asgjë nuk djeg më shumë se i ftohti”!

Këtu po e mbyllim për sonte…

Ju çoj të fala të gjithëve!

*“GAME OF THONË”- (Edicioni I-rë, Seria 5)

Next Post
Basha i la jashtë, por Topalli e Ristani fitojnë lekët e rrogave të bojkotit të kaluar

Basha i la jashtë, por Topalli e Ristani fitojnë lekët e rrogave të bojkotit të kaluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In