Përgjimi i telefonit është një proces që realizohet për shkaqe nga më të rëndësishme, por është e rëndësishmeqë të gjithë të dinë disa nga elementët të cilët tregojnë se telefoni juaj mund të jetë duke u përgjuar.
Faktorët që tregojnë një gjë të tillë janë:
Përsëritja e zërit
Telefoni juaj ndoshta përgjohet, nëse ju konstatoni se zëri juaj dhe/ose i personit tjetër në thirrje, përsëritet. Nëse kjo ndodh rregullisht në çdo telefonatë që kryeni, ndoshta telefoni juaj është duke u përgjuar.
Pasi keni mbyllur telefonin
Kur mbyllni një telefonatë, nëse dëgjoni zëra edhe disa sekonda pas mbylljes së telefonatës, është një sinjal përgjimi.
Bateria e nxehtë e celularit
Në qoftë se bateria e telefonit tuaj celular është e nxehtë ndërkohë që ju nuk e keni përdorur telefonin në disa minuta të mëparshme, ndoshta telefoni juaj është duke u përgjuar.
Shenja të jashtme në celularin tuaj
Në qoftë se shikoni që drita e ekranit të telefonit tuaj celular ndizet pa e hapur ju, kjo tregon se ndoshta dikush po punon duke bërë transferim të dhënash nga telefoni juaj, ose edhe po ju përgjojnë.









