• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Si ta ktheni ish të dashurin?

by
21/06/2015 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidhja juaj ishte shumë e rëndësishme për ju, dhe për disa arsye rrethanore erdhi deri te ndarja. Por, nëse e doni prapë pranë jush ish të dashurin tuaj, kjo nuk është diçka e pamundur. Ka disa mënyra me të cilat mund ta bëni që ai të vijë pas jush, edhe pasi që i keni dhënë fund marrëdhënies tuaj.

Shkruajini një letër të ashpër

Ai mund të mendojë se ju jeni shumë e ndjeshme dhe po e vuani ndarjen, por nëse i shkruani diçka ku ia përmendni të gjitha të këqijat e lidhjes tuaj, ai do të mendojë se ju nuk e doni më. Do ta bëni të ndjehet fajtor.

Injorojini telefonatat dhe mesazhet

Gjatë kohës sa ishit bashkë, ishit në kontakt edhe në orët e vona të natës, edhe nëse ai ju thërriste sa ishit në gjumë ju gjithnjë përgjigjeshit në telefonatat apo mesazhet e tij. Injorojini të gjitha përpjekjet e tij për të kontaktuar me ju. Shtiruni kinse ai nuk ekziston. Sa më shumë kohë që kalon pa folur, aq më shumë do t’i mungoni.

Bëni palestër

Vraponi apo bëni palestër çdo ditë. Të dukeni në formë do t’ia shtojë atij dëshirën që t’ju ketë prapë të tijën. Nuk do të mundojë përpjekja e tij që të flasë me ju.

Ndryshoni pamje

Ju mund të dukeni bukur gjithmonë. Por, nëse ndryshoni diçka për të mirë te vetja që e freskon pamjen tuaj, do t’i përcillni atij një mesazh të rëndësishëm. Do t’i tregoni që jeni e fokusuar te vetja dhe do ta kuptojë se nuk është më në mendjen tuaj. Kjo do ta intrigojë burrërinë e tij.

Takoni miq të rinj

Nuk duhet lënë asnjëherë anash miqtë e tu të vjetër, por kur ai ta shohë se keni filluar të dilni me njerëz të rinj, do të ndjehet xheloz. Kjo për arsye se ai nuk i njeh ata. Shfaquni sa më shumë në klube apo në kafiteritë më eminente të qytetit.

Shkoni në vendet ku kishit planifikuar të shkoni bashkë

Të gjitha çiftet bëjnë planë, ashtu ishit edhe ju. Nëse kishit planifikuar që diku të shkoni bashkë, bëjeni pa hezitim. Por shkoni vetëm. Në ditët e sotme teknologjia ua regjistron cdo lëvizje. Publikoni fotografi, pikërisht nga vendet ku planifikuat të ishit bashkë. Me këtë veprim ai do ta kuptojë që ju nuk e patët problem ta vizitonit atë vend edhe pa të.

Vizitojini vendet ku dikur shkonit bashkë

Kur ishit ndarë, ai me siguri ka menduar se ju nuk do të mund ta bëni hapin pa të, e lëre më të vizitoni vendet ku dikur shkonit bashkë. Është pikërisht kjo ajo që duhet të bëni. Shkoni aty ku dikur shkonit që të dy. Kjo do t’ia dëshmojë që ju nuk ndjeheni keq dhe se keni problem të rrini në ato vende.

 

Next Post

Ristani: Socialistët bojkotuan në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In