1923 – Në tërmetin që shkatërroi plotësisht qytetin japonez të Yokohama, dhe pothuajse e ka shkatërruar Tokion, janë vrarë të paktën 142,000 njerëz dhe 2.5 milion njerëz mbetën të pastrehë.
1159 – Vdiq Papa Adrian IV, i lindur si Nicholas Breakespear, i vetmi anglez i cili u zgjodh si kreu i Kishës Katolike. Ai u zgjodh në 1154.
1531 – Në Zvicër ka filluar lufta në qytetin e Zürich, qendra zvicerane e Reformacionit me kantonet katolike. Pasi ishin më mirë të organizuara, kantonet katolike i mundën në betejën e Kapela, kështu selia e protestantizmit u zhvendos në Gjenevë.
1715 – Vdiq mbreti francez Luigj XIV, i quajtur “Mbreti Diell”. Erdhi në fron në vitin 1643 kur ishte pesë vjeç, teksa Regjente ishte nëna e tij, Anne e Austrisë, por pushteti i vërtetë është ushtruar deri në vdekjen e tij (1661), nga kardinali Mazarin (Mazarin). Gjatë mbretërimit të tij, Franca u bë fuqia ekonomike dhe koloniale dhe një qendër e kulturës evropiane. Ai ndërtoi Versailles, simbol i monarkisë absolute. (b.an)











