• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si sot, në këtë ditë më 27 nëntor, lindi Hendrix dhe Celsius dhe vdiq Duma

by Java News
27/11/2021 23:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

1942- Lindi këngëtari, kitaristi dhe kompozitori amerikan, Jimmy Hendrix, një nga muzikantët më të njohur në botë në vitet 1960. Ai vdiq në vitin 1970 nga një mbidozë e drogës.

  1. p.e.s. Vdiq Flac Quintus Horace, një nga poetët më të mëdhenj të Romës së lashtë. Poezia e tij ndikoi në poezinë evropiane dhe vepra “De arte poetika” ishte një model për poetikën e Boileau, e cila konsiderohet kanoni estetik i klasicizmit.

1570- Vdiq arkitekti dhe skulptori italian Jacopo Sancovino, ndërtuesi i Bibliotekës së Shën Markut dhe Lodjetës në Venecia, statujës së Neptunit dhe Marsit në shkallët e Pallatit të Dozhës dhe relievit prej mermeri në lozhën e Kishës së Shën Markut.

1701 -Lindi fizikani dhe astronomi suedez Anders Celsius, krijuesi i shkallës për matjen e nxehtësisë, e cila mban emrin e tij. Ai ishte profesor i astronomisë në Uppsala dhe drejtor i observatorit të parë suedez.

1879- Asambleja Franceze zhvendoset nga Versaja në Paris.

1895- Vdiq shkrimtari francez Alexandre Dumas Biri. Ai u bë i njohur me romanin “Zonja me kamelitë”, sipas të cilit u shkrua libreti për operën e Verdit “La Traviata”.

1926- Ahmed Zogu nënshkruan një traktat në Tiranë me Italinë duke e vendosur Shqipërinë nën protektoratin e saj.

1953- Vdiq shkrimtari amerikan Eugene Gladstone O’Neill, krijuesi i dramës moderne amerikane dhe fituesi i parë amerikan i Çmimit Nobel për Letërsinë (1936), “Një rrugëtim i gjatë në natë”).

1968- Pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë jugosllave shtypin demonstratat masive të shqiptarëve në Kosovë që kërkonin që krahinës së atëhershme të Serbisë t’i jepej statusi i republikës. Demonstratat u mbajtën në Ditën e Flamurit, festë kombëtare e Republikës Popullore të Shqipërisë.

2000- Mbreti Herold i Norvegjisë hap tunelin rrugor më të gjatë në botë në Norvegjinë perëndimore. Tuneli 16.900 metra i gjatë theu rekordin e tunelit të Shën Gotthard në Zvicër prej 16.300 metrash, i hapur në vitin 1980.

2011- Vdiq regjisori britanik i filmit Henry Kenneth Russel, i famshëm për filmat e tij në të cilët muzika luajti një rol qendror (“Tommy”, “Tchaikovsky”). Ai gjithashtu drejtoi filmat fitues të Oskarit “Gratë e dashuruara”, të cilët e sollën aktores Glendi Jackson oskare për “The Devils” dhe “Alfred States”. BETA

 

Next Post
Rama e Kurti, një dhe bashkë janë më shumë se dy veç e veç, por pa llogaritur Vuçiçin

Berisha, një aksident nga i cili shpëtuan edhe ata që nuk ishin në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nathalie Clayer\ Si u ngrit shteti i brishtë shqiptar në shekullin XX!?

Nathalie Clayer\ Si u ngrit shteti i brishtë shqiptar në shekullin XX!?

January 17, 2026
Nga Presidenti Trump tek ish-kryeministri Tony Blair e Sekretari Rubio/ Kush janë emrat e Bordit të Paqes për Gazën

Nga Presidenti Trump tek ish-kryeministri Tony Blair e Sekretari Rubio/ Kush janë emrat e Bordit të Paqes për Gazën

January 17, 2026
Drejtorët e burgjeve zgjidhen pa garë dhe kritere specifike/ Emërimi i tyre, njëlloj si nëpunësit e administratës publike

Drejtorët e burgjeve zgjidhen pa garë dhe kritere specifike/ Emërimi i tyre, njëlloj si nëpunësit e administratës publike

January 17, 2026
‘Foltorja’ në Laprakë, Berisha: Në këto 13 vite të qeverisë Rama, djersa dhe mundi i shqiptarëve është vjedhur

‘Foltorja’ në Laprakë, Berisha: Në këto 13 vite të qeverisë Rama, djersa dhe mundi i shqiptarëve është vjedhur

January 17, 2026
Dëmtim i frikshëm në Premier League, mbrojtësi i Tottenham lë fushën me maskë oksigjeni

Dëmtim i frikshëm në Premier League, mbrojtësi i Tottenham lë fushën me maskë oksigjeni

January 17, 2026
Berisha “tradhtohet” nga një tjetër aleat, Jenisheri i bashkohet protestës së Lapajt

Berisha “tradhtohet” nga një tjetër aleat, Jenisheri i bashkohet protestës së Lapajt

January 17, 2026
Albini mund të ndjehet i dorëzuar, por Kosova duhet të ndjehet e fituar

Përse opozitarët duhet të urojnë Edi Ramën për ftesën e Trumpit?

January 17, 2026
“U tremba mos më sulmonte dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba mos më sulmonte dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

January 17, 2026
Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin në Vlorë dhe Prespë, shihen specie të rralla

Censusi i shpendëve të ujit/ Specialistët nisin numërimin në Vlorë dhe Prespë, shihen specie të rralla

January 17, 2026
Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me “Mercedes C-Class”, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me “Mercedes C-Class”, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In