1905- Lindi aktorja suedeze e filmit Greta Luisa Gustaffson, e njohur si Greta Garbo, një nga aktoret më të mëdha të filmit pa zë. Ajo fitoi famë botërore në Hollyëood dhe u tërhoq nga filmi kur ishte në kulmin e karrierës së saj. (“Anna Karenina”, “Mata Hari”, “Zonja me Kamelie”).
1502-Lundërtari spanjoll me prejardhje italiane, Cristoforo Colombo, arrin në Kosta Rika në udhëtimin e tij të katërt dhe të fundit në Botën e Re.
1819- Lindi fizikani francez Leon Foucault, i cili vërtetoi rrotullimin e Tokës me një eksperiment lavjerrës. Ai gjeti një xhiroskop, përsosi një teleskop dhe zbuloi rryma të vorbullave në masat metalike (rrymat e Fukos).
1822- Egjiptologu francez Jean Francois Champollion deshifron shkrimin egjiptian.
1851- Botohet numri i parë i së përditshmes amerikane “Neë York Times”, themeluar nga Henry Jarvis Raymond.
1934- BRSS u bashkua me Lidhjen e Kombeve.
1970- Vdes në moshën 27 vjeç nga një mbidozë droge këngëtari amerikan dhe kitaristi më i famshëm rock i shekullit të 20 -të Jimi Hendrix.
2008- Vdiq regjisori kuban Umberto Solas (Humberto), një nga regjisorët më të rëndësishëm të Amerikës Latine. Ndër filmat e tij më të famshëm janë “Barrio Cuba”, “Lucia” dhe “El Siglo de as Luces”.
2014- Në një referendum për pavarësinë e Skocisë, qytetarët vendosën me 55.3 përqind të votave për ta mbajtur Skocinë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar. BETA