1873-Vdiq Filozofi dhe ekonomisti anglez John Stuart Mill, një nga themeluesit e filozofisë së liberalizmit, ekonomisë politike, krijuesi i teorisë së induksionit në logjikën dhe përfaqësuesi i utilitarizmit në etikë (“Për lirinë”, “Parimet e ekonomisë politike”, “Utilitarizmi” , “Sistemi logjik”).
1794-U ekzekutua në Paris, kimisti francez Antoine Lavoisier, themeluesi i kimisë moderne nën urdhërat e Gjykatës Revolucionare. Ai formuloi një ligj mbi pacënueshmërinë e materies dhe zbuloi procesin e oksidimit.
1828-Lindi në Zvicër Henri Dunan (Dunant), themeluesi i Kryqit të Kuq (1863) dhe fitues i Çmimit Nobel të Paqes në 1901.
1880-U dënua shkrimtari francez Gustave Flober (Gustav Flaubert), autori i romanit “Zonja Bovari” me akuzën për shkelje të moralit publik (“Edukimi Sentimental”, “Salamba”, “Ekzekutimi i Shën Antonit”). (b.an)