1960 – Shkrimtari i njohur francez Albert Camus, fitues i çmimit Nobel në vitin 1957, vdiq në një aksident automobilistik. Vepra e tij letrare, në të cilën romanet më të famshme janë “I huaji” dhe “Plaga” dhe esetë “Miti i Sizifit” dhe “Rebelimi i njeriut”, bazohen në idenë e absurditetit të fatit njerëzor.
1785 – Lindi shkrimtari gjerman Jakob Grim (Grimm), themelues i germanistikës bashkëkohore. Me të vëllain Wilhelm ai mblodhi dhe publikoi tregime të famshme dhe përralla për fëmijët. Ai filloi të punojë në nje “fjalor gjerman” të madh (1852), por nuk arriti ta mbaroje.
1797 – Gjenerali francez Napoleon Bonaparte mundi austriakët në Rivoli në Itali.
1809 – Lindi mësuesi francez Louis Braille, i cili në vitin 1829 gjeti një sistem gërmash për të verbrit (alfabetin e Brellit). (b.an)










