1895-Lindi Sergei Aleksandroviç Jesenin, një nga poetët më të njohur rusë të shekullit të 20-të. Puna ashtu si dhe jeta e tij, e cila përfundoi me vetëvrasje në moshën 30 vjeç, patën një ndikim të rëndësishëm në poezinë evropiane (“Kafe Moska”, “Kthimi në Atdhe”, “Rusia Sovjetike”).
1226-Vdes prifti italian Giovanni Bernardone, i njohur si Françesko d’Assisi, themelues i Urdhrit Françeskan Katolik Romak.
1796- Të udhëhequr nga peshkopi Peter I Petroviç Njegosh, malazezët mundën forcat e mëdha të pashait të Shkodrës Kara Mahmut Bushatlliu në Krus, ku ky i fundit edhe vdiq në atë betejë.
1995-Presidenti maqedonas Kiro Gligorov plagoset nga shpërthimi i një makine bombë në qendër të Shkupit, ku mbetën të vrarë shoferi i tij dhe një kalimtar.