1911 – Kamarieri italian Vicenzo Perruggia vodhi nga Muzeu i Parisit “Luvër” pikturën “Mona Liza” nga Leonardo da Vinci. piktura u gjet dhe u kthye në muze në vitin 1913.
1941 – Vdiq Rabindranath Tagore (Rabindranath), shkrimtar dhe filozof indian, që fitoi Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1913.
1964 – Vdiq politikani italian Palmiro Toljati (Togliatti), një nga themeluesit e Partisë Komuniste të Italisë në vitin 1921 dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj nga viti 1927 deri më 1964. Koncepti i “mënyrës italiane ndaj socializmit” këputi radikalisht versionin stalinist të socializmit.
1968 – Trupat e Paktit të Varshavës, me përjashtim të Rumanisë, pushtuan Çekosllovakinë. Rreth 200,000 ushtarë morën të gjitha pikat e rëndësishme në vend. Atë kohë u shpall “Pranvera e Pragës”, përpjekje e Partisë Komuniste të Çekosllavakisë me Alexander Dubcheck për të reformuar sistemin. Ky pushtim tregoi parimin e “sovranitetit të kufizuar” të vendeve komuniste të Evropës Lindore. (b.an)