2000 – Kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në Hagë, Carla del Ponte i deklaroi Këshillit të Sigurimit të OKB-së se nuk kishte bazë për të filluar një hetim për krimet e mundshme të luftës gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj RF të Jugosllavisë në vitin 1999.
1624 – U lind komandanti i ushtrisë polake dhe mbreti Jan III Sobieski . Liroi nga rrethimi osman Vjenën në vitin 1683 dhe kështu ka parandaluar depërtimin e mëtejshëm të turqve në Evropën Qendrore. Vlerësohet si shpëtimtar i Evropës dhe kulturës së saj.
1740 – Lindi shkrimtari francez Donatien Alphonse Francois de Sade, i njohur si Marquis de. Romanet e tij janë konsideruar si pornografi patologjike, por gjithashtu edhe si shkatërrues të normave shoqërore (“Justina”, “Julieta”, “120 Ditët e Sodomës”). Nga mbiemri i tij rrjedh termi “sadizmi”. (b.an)