1963- Bashkimi Sovjetik nisi anijen kozmike Vastok 6 me gruan e parë kozmonaute Valentina Tereshkova.
1958-U var Imre Nagy, kryeministri hungarez në kohën e revoltës antikomuniste në Hungari në vitin 1956, e cila u shtyp nga trupat sovjetike. Nagi u arrestua dhe u dënua me vdekje në një proces të montuar. Në të njëjtën ditë në vitin 1989, gjysmë milioni hungarezë morën pjesë në rivarrimin e tij në Budapest me nderime shtetërore.
1960-Presidenti i SHBA Dwight Eisenhower duhej të anullonte vizitën në Japoni për shkak të trazirave antiamerikane në atë vend.
1961 -Balerini rus Rudolf Hametoviç Nureyev kërkoi azil në Francë gjatë një turneu në Paris me ansamblin e baletit “Kirov”. Ai vazhdoi karrierën e tij në udhëheqjen e trupave evropiane dhe amerikane dhe ishte ylli i Baletit Mbretëror Britanik. (b.an)