323 para Krishtit – Në Babiloni, vdiq Aleksandri III i Maqedonisë (Aleksandri i Madh), një nga ushtarakët më të mëdhenj në historinë e botës. Fitoret e tij legjendare për shekuj kanë frymëzuar artistët dhe poetët.
1811 – Lindi kritiku letrar dhe filozofi Visarion Grigorieviç Belinski, themelues i estetikës realiste në kritikën letrare ruse. Ka formuluar bazën teorike të drejtimit të ri në letërsinë ruse të quajtur “Shkolla natyrale “, dhe si një shembull vuri në dukje punën e Gogol-së ( “Letër për Gogolin”, “Fantazitë letrare”).
1865 – Ka lindur poeti dhe dramaturgu irlandez William Butler Yeats, që sipas Shaë dhe Joyce, është një nga shkrimtarët më të mëdhenj irlandezë. Ai fitoi çmimin Nobel për letërsi në vitin 1923.
1986 – Ka vdekur klarinetisti amerikan Benny Goodman, muzikanti më popullor i jazz të vitit 1930. Një nga muzikantët e parë në mesin e të bardhëve, nga të cilët kundërshtuan ndarjen racore dhe muzikantët e zinj i ka përfshirë në orkestrën e tij të xhazit, themeluar në vitin 1934.