1862 – Lindi kompozitori francez Claude Debussy, krijuesi i impresionizmit muzikor dhe një nga themeluesit e muzikës moderne.
1883 – Në Paris, vdiq shkrimtari rus Ivan Turgeniev, një nga shkrimtarët e parë ruse veprat e të cilëve depërtuan në Perëndimin. Gjatë jetës së tij, ai ka gëzuar prestigj më të lartë në Francë sesa në qarqet letrare ruse. Ai është autor i romanit “Etër dhe Bij”, “Në prag të ditës së re” etj.
1904 – Ka lindur burri kinez i shtetit Ten Hsiao Pin (Xiaoping), iniciator i reformave për rritjen ekonomike të Kinës në fund të shekullit të 20-të. Ka qenë kreu i Kinës që në vitin 1978, kurse në pension ka dalë në vitin 1990 dhe ka mbajtur ndikim vendimtar në politikën kineze deri në vdekjen e tij në janar të vitit 1997. (b.an)