1879 – Vdiq James Clark Maxwell, fizikanti më i madh teorik i shekullit të 19-të, profesor në Londër dhe Kembrixh. Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë kërkimet në fushën e elektromagnetizmit nga të cilat ai matematikisht formuloi zbulimet e Faradit. I lindur në Kembrixh në 1831, ai vdiq po në atë ditë.
1911 – Italia aneksoi krahinat e Perandorisë Osmane në Libi – Tripolin dhe Kirenaikun dhe i mbajti ato deri në 1943, kur forcat gjermano-italiane në Luftën e Dytë Botërore u dëbuan nga Afrika.
1913 – Ka lindur aktorja e teatrit dhe filmit britanik Vivien Leigh që ka fituar famën me rolin e Scarlett O’Hara (Scarlett) në filmin amerikan “Gone with the Wind”, film qe meritoi Oscar. Teatri i kohës i dha asaj rolet kryesore në dramat e William Shakespeare (William Shakespeare), zakonisht si partnere e Laurence Olivier, me të cilin ajo ishte e martuar nga 1937 deri më 1960. Oscar i dytë e mori për filmin “A Streetcar Named Desire”. (b.an)