1791 – Vdiq kompozitori austriak Wolfgang Amadeus Mozart, figura qendrore e klasikëve vjenezë dhe një prej muzikantëve më pjellorë në histori. Shkroi rreth 600 vepra, ndër të cilat janë opera, Simfoni, koncerte për piano, violinë ose instrumente të tjera, kantata ( “Figaro” “Flauti Magjik”, “Simfonia e Pragës”, “Simfonia në G minor”, ” Requiem “).
1766 – Shtëpia e ankandit në Londër “Kristi” zhvilloi ankandin e parë.
1870 – Vdiq shkrimtari francez Alexandre Dumas, Babai, autori i njohur për motivet e historisë franceze ( “Tre Musketierët”, “Konti i Monte Kristos”, “Mbretëresha Margot”). Është konsideruar të jetë edhe si autori i romanit fejtonistik.
1901 – Lindi regjisori dhe producenti amerikan Walter Elias Disney, i njohur si Uolt Dizni, krijues i filmit vizatimor. Karriera, gjatë të cilit ai fitoi 29 Academy Awards, ka filluar në vitin 1921 dhe fitoi famë botërore në vitin 1928, kur ai prezantoi filmin me Mickey Mouse (Mickey Mouse). (b.an)