1946 – U themelua UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë).
1847 – Vdiq kompozitori dhe dirigjenti gjerman Felix Mendelssohn, themeluesi i konservatorit në Leipzig, përfaqësues i shquar i romantizmit muzikor. Si pianist, ai debutoi në moshën nëntë vjeçare, në moshën 15 vjeçare ai shkroi simfoninë e parë, kurse kryeveprën e tij e realizoi në moshën 16 vjeçare, një muzikë skenike.
1890 – Linja e parë e hekurudhave elektrike nëntokësore në botë është hapur në Londër.
1922 – Në luginën e mbretërve pranë Luxor në Egjipt, arkeologu anglez Howard Carter zbuloi varrin e faraonit Tutankhamun. (b.an)