1596 – Lindi filozofi francez, matematikani dhe fizikani Rene Dekart (Descartes), puna e të cilit shënoi arritje ne skolastikë dhe fillimin e filozofisë moderne të racionalizmit. Ai botoi mësimet e tij në veprat e “Diskutimi mbi Metodën” (1637) dhe “Meditimi” (1641), kurse pjesërisht “Gjeometria” duhet thene se hapi një epokë të re në matematikë.
1732 – Lindi kompozitori austriak Franz Joseph Haydn, autor i më shumë se 100 simfoninë dhe shumë pjesëve muzikore të dhomës dhe veprat vokale, si dhe himnet austriake dhe gjermane. Ai ka fituar famë ndërkombëtare për jetën e tij kurse kompozimet e tij janë realizuar në të gjitha qytetet evropiane.
1889 – U inaugurua Kulla Eiffel, atëherë ndërtesa më e lartë në botë. Ndërtimi i bërë me material çeliku, 300 metra i lartë, është bërë një nga atraksionet kryesore të Parisit. Kulla, e ndërtuar me rastin e Ekspozitës Botërore në Paris, është projektuar nga inxhinieri francez Alexandre Gustave Eiffel. (b.an)