1809 – U lind William Ewart Gladstone, katër herë kryeministër i Britanisë së Madhe midis 1868 dhe 1894. I njohur për reforma politike dhe sociale, ai konsiderohet si një nga burrështetasit më të mëdhenj britanikë. Ai legalizoi në vitin 1871 sindikatat e punës dhe në vitin 1884 realizoi të ashtuquajturën ” reformën e tretë parlamentare”.
1825 – Vdiq piktori Zhak Louis David, themelues dhe përfaqësues i klasicizmit francez, anëtar i Konventës dhe piktor i Oborrit të Napoleonit I (“Betimi i Horacit”, “Kurorëzimi i Napoleonit”).
1944 – Trupat sovjetike hynë në Budapest në Luftën e Dytë Botërore.
1973 – Diktatori Filipinas, Ferdinand Marcos vazhdoi të sundojë pas përfundimit të mandatit të dytë presidencial, megjithëse sipas Kushtetutës ai nuk mund të rizgjidhej. Në bazë të gjendjes së jashtëzakonshme që ai shpalli në vitin 1972 ai beri ndryshimet dhe sundoi deri në përmbysjen me kryengritje në vitin 1986. (b.an)










