1889 – Ka lindur inxhinieri i aviacionit rus Igor Sikorsky. Ai shpiku helikopterin (1908) dhe modelin e aeroplanit me shumë motorë (1913).
1895 – Shkrimtari britanik Oscar Wilde u dënua me dy vjet burg për homoseksualitetin e tij.
1915 – Ka përfunduar beteja për qytetin e Ypres (Belgjikë) në Luftën e Parë Botërore, në të cilën 105,000 janë vrarë dhe plagosur, në këtë luftë gjermanët kanë përdorur për herë të parë gazin helmues që nga qyteti ku u përdor u quajt iperit.
1922 – Lindi Enrico Berlinguer, udhëheqësi i komunistëve italianë nga 1972 deri në vdekjen e tij në vitin 1984, përfaqësuesi i “Eurokomunismit” dhe “kompromisit historik”. (b.an)










