1947 – Vdiq gangsteri më i famshëm amerikan Al Capone. Organizatori i botës së nëndheshme të Çikagos dhe shefi i njërit prej bandave më të mëdha të gangsterëve ishte në burg (1931-39) për evazion fiskal.
1759 – Lindi poeti skocez Robert Berns (Burns), poeti i fundit i madh që shkroi në variantin skocez. Ai vazhdoi dhe solli në përsosje traditën e poezisë popullore skoceze (“Tam O’Shanter”).
1878 – Një anije turke u mbyt në luftën ruso-turke pasi rusët e goditën me silur. Ishte goditja e parë e anijes dhe e mbytur nga kjo armë e re nënujore.
1882 – Lindi shkrimtarja angleze Adelina Virginia Ëoolf, autore e romaneve psikologjike në të cilën ajo përdorte teknikën e një monologu të brendshëm dhe të ashtëquajturën “përroit të ndërgjegjes”. Ajo konsiderohet si ndër romancieret më të mira angleze të shekullit të 20-të. Në fillimin e depresionit të shkaktuar nga Lufta e Dytë Botërore, ajo kreu vetëvrasje në vitin 1941. (b.an)










