2008 – Pas 13 viteve si i fshehur në Beograd është arrestuar ish-udhëheqësi dhe i akuzuari për krimet e luftës boshnjake Radovan Karaxhiç, dhe u ekstradua në Tribunalin e Hagës.
1542 – Papa Pali III themeloi kongregacionin kardinal të inkuizicionit me fuqi të përndjekin heretikët për të forcuar luftën kundër protestantizmit.
1796 – Vdiq poeti skocez Robert Burns, i fundit shkrimtar i madh skocez i cili shkroi në dialektin skocez.
1798 – Napoleon Bonaparti, pas fitores së tij në betejën e piramidave, filloi të mbretërojë mbi Egjiptin.
1899 – Lindi shkrimtari amerikan Ernest Miller Hemingway (Hemingway Miller), fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1954. Ai është i njohur për romanet e tij të jashtëzakonshme dhe tregime, si dhe jetën e mrekullueshme, e cila u përfundua më 2 korrik, 1961, me vetëvrasje. (b.an)