1118 – Lindi Thomas Becket, Arqipeshkvi i Canterbury-t nga 1162. Për shkak të kundërshtimit të Mbretit Henry II për të kufizuar autoritetin e kishës, mbështetësit mbretërore e vranë atë në 1170 në Katedralen e Canterbury. Papa Aleksandri III e shpalli atë në vitin 1173 shenjtor dhe mbreti u detyrua të tërheqë “Kushtetutën e Clarendonit” për marrëdhëniet midis kishës dhe shtetit.
1375 – Vdiq shkrimtari italian Giovanni Boccaccio, autor i një koleksioni përbërë nga qindra tregime të shkurtra “Decameron”, një kryevepër e prozës italiane që është bërë një burim frymëzimi dhe një model i paarritshëm i prozës italiane.
1879 – Lindi diktatori sovjetik nga Gjeorgjia Josif Visarionovich Giugasvili (Stalin). Si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste nga viti 1922 deri në vdekjen e tij në vitin 1953, ai ishte sunduesi i padiskutueshëm i BRSS-së dhe udhëheqësi i botës komuniste. Në “spastrimin” që ai bëri për të ruajtur pushtetin, disa milion njerëz u vranë, ndër të cilët politikanë, gjeneralë dhe intelektualë të shquar. Politika hegjemoniste ka kontribuar në acarimit të marrëdhënieve ndërkombëtare gjatë Luftës së Ftohtë dhe tronditi prestigjin e madh të BRSS që e kish fituar prej rolit të rëndësishëm në fitoren dërrmuese kundër fashizmit në Luftën e Dytë Botërore. (b.an)










