2005 – Në Vjenë, vdiq i famshmi “gjuetar i Nazistëve” Simon Wiesenthal, i cili ishte përgjegjës për arrestimin e më shumë se 1.000 anëtarëve të regjimit të Gjermanisë naziste, ndër të cilët edhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Hitlerit, Adolf Eichmann si edhe ish-komandantit të kampit të përqëndrimit Treblinka, Franz Stangl.
480 pK – Në betejën detare të ishullit Salamina në Detin Egje, grekët nën komandën e udhëheqësit athinas të ushtrisë Themistokliut mundën persët të udhëhequr nga Mbreti Kserksi I (Kserksit), duke siguruar kështu supremacinë e Athinës në det.
1519 – Lundërtari portugez Ferdinand Magellan lundroi nga Sevilje me pesë anije në një udhëtim rreth botës. Magelani u vra në luftime me vendasit në ishullin Muktan 1521, kurse në Sevilje, në shtator 1522 erdhi vetëm një anije “Victoria” me 18 marinarë. Ky udhëtim është i famshmi që u bë rrumbullak rreth Tokës. (b.an)