1819 – Lindi kompozitori francez me origjinë gjermane, Jacques Offenbach, krijuesi i operetës franceze (“Orfeu në ferr”) dhe autor i operës “Përrallat e Hoffmann”.
1923 – U vra revolucionari meksikan Francisco Pancho Villa, kreu i lëvizjes fshatare në revolucionin nga viti 1910 në vitin 1917. Ai u mbiquajt heroi kombëtar i Meksikës në vitin 1966.
1933 – Vdiq revolucionarja gjermane Clara Zetkin, anëtare e lëvizjes ndërkombëtare të punës. Ajo ka organizuar në vitin 1907 konferencën e parë ndërkombëtare të grave. Me propozimin e saj 8 marsi është shpallur Dita Ndërkombëtare e Grave. (b.an)










