1912 – Në Londër, filloi Konferenca e Paqes mes Turqisë dhe vendeve të Ballkanit, pas fitores së aleatëve ballkanikë dhe që pushtuan më vonë pothuajse të gjitha zotërimet turke në Evropë. Konferenca përfundoi me nënshkrimin e Traktatit të Paqes në Londër më 30 maj 1913, ku Turqia hoqi dorë nga provincat europiane të vijës Enos-Midia, por konfliktet midis aleatëve ballkanikë lidhur me demarkacionin çuan në një luftë të re.
1960-Është themeluar Vietkong, krahu komunist politik i guerilëve anti-amerikanë të Frontit Nacional-Çlirimtar vietnamez.
1968 – Vdiq shkrimtari amerikan John Steinbeck, fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1962. Ai u bë i njohur në vitet tridhjetë të shekullit XX, pasi në veprat e tij merret me pasojat e Depresionit të Madh dhe rebelimit jokonformist të brezit të ri (“Vilet e zemërimit”, “Dimri i pakënaqësisë sonë “,”Në Lindje të parajsës “. Eshtë përkthyer edhe në shqip.). (b.an)