1709 – Marinari skocez Alexander Selkirk u shpëtua nga një ishull i shkretë i Paqësorit, ne të cilin ai perfundoi në 1704 pas mbytjes së anijes. Historia e tij e frymëzoi Daniel Defoe për të shkruar romanin “Robinson Crusoe”.
1808 – Trupat e Napoleonit pushtuan Romën pasi Papa Piu VII refuzoi të njohë mbretërinë e Napolit nën sundimin francez dhe të bashkohej me aleancën kundër Mbretërisë së Bashkuar. Në 1809, Napoleoni e përcolli Papën në robëri në Fontenbla. Shteti Papal u rivendos pas rënies së Napoleonit në 1814.
1907 – Vdiq Dmitry Ivanovich Mendeleev, kimist rus, ndër shkencëtarët më të shquar të kohës së tij, zbuloi sistemin periodik të elementeve kimike (1869), sipas të cilave vetitë e elementeve kimike varen nga pesha atomike e tyre. (b.an)