1600 – Filozofi, astronomi dhe matematikani italian Xhordano Bruno (Giordano) u dogj në Romë si heretik, bazuar në gjykimin e Inkuizicionit Katolik Romak.
1673- Komediani francez dhe aktori Jean-Baptiste Poquelin Moliere, vdiq në skenë pasi ishte duke luajtur në komedinë e tij “I sëmuri për mend”. Një nga komedianët më të mëdhenj në botë, ka shkruar më shumë se 30 pjesë teatrore, ndër të cilat më të famshmet janë “Tartufi”, “Don Juan”, “Mizantrop” etj.
1856 – Në Paris vdiq poeti gjerman Heinrich Heine, një nga liderët më të mëdhenj të shekullit të 19-të. Poezia e tij konsiderohet të jetë arritja më e lartë e romantizmit gjerman dhe ka pasur një ndikim të madh në poezinë evropiane. (b.an)










