37 – Vdiq në ishullin e Capri-t perandori romak Tiberi, i cili gjatë sundimit 14 vjeçar siguroi kufirin e Perandorisë Romake dhe arriti të rregullojë financat dhe administratën, veçanërisht në krahinat. Në moshën 26 vjeçare u tërhoq në ishullin e Capri, ndërsa në Romë prefekti pretorian Sejanus Aelius vendosi regjimin e përgjakshëm në emrin e perandorit.
1521 – Lundërtari portugez Fernão de Magellan arriti në Filipine, ku në fund të prillit vdiq në një përplasje me vendasit. Pas tre vjetësh në 1522, nga pesë anijet e ekspeditës së tij, vetëm “Victoria” u kthye me 18 anëtarë të ekuipazhit. Ky udhëtim me vela u realizua për herë të parë rreth Tokës.
1827 – Në Nju Jork, doli gazeta e parë amerikane “Freedom’s Journal”.
1926 – Fizikanti amerikan Robert Goderd (Goddard) realizoi lëshimin e parë të suksesshëm të një rakete me lëndën djegëse të lëngshme. Raketa arriti në 56 metra për vetëm 2.5 sekonda.
1934 – Në Romë u nënshkrua protokolli Italo-Hungarez-austriak e cila formoi “Bllokun e Danubit” kundër “Antantës së Vogël” Çekosllovakisë, Rumanisë dhe Jugosllavisë.
1935 – Hitleri lëshoi një dekret që thirri nën armë 500,000 ushtarë të ushtrisë gjermane. Ky akt tërësisht e refuzoi Traktatin e Versajës të përfunduar pas Luftës së Parë Botërore, e cila nuk lejonte më shumë se 100,000 njerëz nën armë në Gjermani. (b.an)









