1906 – Ka lindur pronari grek i anijeve Aristotle Onassis, një nga pronarët e parë të anijeve në botë, i cili filloi ndërtimin e anijeve-depozita për transportimin e naftës, nga e cila ka fituar pasuri të mëdha. Ai është i njohur edhe për aferën e saj të gjatë të dashurisë me këngëtaren e famshme të operës Maria Callas dhe martesën me Jacqueline Kennedy, e veja e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, i cili u vra në vitin 1963 në Dallas.
1919 – Në Berlin, pas një kryengritje të pasuksesshme u vranë liderat e lëvizjes punëtore gjermane Rosa Luxemburg dhe Karl Liebknecht .
1929 – U lind prifti american Baptist Martin Luther King (Luther), një luftëtar për të drejtat civile. Në luftën për barazinë e zezakëve në Shtetet e Bashkuara ka përdorur metodën gandiane të jo-dhunës dhe të mosbindjes civile. Ai u vra më 4 prill 1968 në Memphis para promovimit “fushatave të të varfërve”, të cilat kanë nisur në fillim të këtij viti. Ai fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1964. (b.an)










