2000 – Është mbyllur centrali bërthamor në Çernobil të Ukrainës në të cilin në fund të prillit të vitit 1986 shpërtheu një bllok, e që konsiderohet si nga fatkeqësitë më të rënda bërthamore që nga fillimi i përdorimit të centraleve bërthamore.
37 – Ka lindur perandori romak Nero, sundimi i të cilit prej vitit 54 në fillim ishte i moderuar e më vonë u kthye në terror të padëgjuar që kulmoi në zjarrin e Romës (viti 64). Romakët e kanë akuzuar Nero për zjarrvënie, ndërsa ai urdhëroi persekutim ndaj të krishterëve. Atij i atribuohen një numër krimesh dhe vrasjen e nënës Agrippina, gruas Octavia, bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe qytetarë të shquar Romakë. Më vitin 68, ai bëri vetëvrasje pasi u shpall armik nga Senati i popullit romak dhe u dënua me vdekje.
1675 – Vdiq piktori hollandez Jan Vermeer, një nga mjeshtrit holandez të shekullit të 17-të. I panjohur dhe i keqkuptuar gjatë jetës së tij, dy shekuj më vonë, do renditej ndër artistët më të mëdhenj në historinë e pikturës, kurse pikturat e tij kanë arritur çmime astronomike ( “Pamje nga Delft”, “Gruaja me letër”, “Vajza me vëth prej perle “). (b.an)