1506 – Vdiq piktori dhe skulptori italian Andrea Mantenja, përfaqësuesi më i rëndësishëm i Rilindjes së Lartë në Padova dhe Mantova, autor i afreskeve të famshme në kishën e Eremitanit në Padova, që u prishën në Luftën e Dytë Botërore.
1592 – Vdiq shkrimtari dhe filozofi francez Michel Eyquem, Montaigne, themelues i skepticizmit intelektual dhe një gazetar me mendime të lira në shekujt e 17-të dhe 18-të.
1759 – Britanikët mposhtën francezët në një betejë vendimtare pranë Quebec që siguroi epërsinë britanike në Kanada.
1819 – Lindi pianistja gjermane Clara Schumann, e cila filloi karrierën e saj në moshën nëntë vjeçare dhe u bë një nga mjeshtrat më të mëdhenj të pianos të shekullit të 19-të. (b.an)










