1906 – Lindi në Dublin të Irlandës, shkrimtari irlandez Samuel Beckett, që me Ionesco dhe Genet, mbahen si përfaqësuesit më të shquar të “Teatrit absurd ” (“Duke pritur për Godonë). Në vitin 1969 ai mori Çmimin Nobel për Letërsi.
1519 – Lindi mbretëresha franceze me origjinë italiane Katarina de Medici (Catherine, Medicis), vajza e Lorenzo Medici. Pas vdekjes së burrit të saj Anri II (Henri) që nga viti 1560, ajo u vendos si regjente. Me urdhrin e saj, në vitin 1572, mijëra hugenotë u masakruan (Nata e Shën Bartolomeut).
1598 – Mbreti Henri IV i Francës nënshkroi Ediktin e Nantes, i cili u jep të njëjtat të drejta protestantëve (hugenotët). Edikti i Nantes, i pritur keq nga katolikët, u hoq nga Luigji XIV më 18 tetor 1685.
1605 – Vdiq perandori rus Boris Godunov. Jeta e tij frymëzoi Aleksandër Pushkin për të shkruar një dramë dhe Modest Mussorgsky për të kompozuar operën “Boris Godunov”. (b.an)










