1804 – Vdiq filozofi gjerman Immanuel Kant, pionier i filozofisë klasike gjermane, një nga filozofët më me ndikim puna e të cilëve ka sjellë ndryshime revolucionare në filozofinë moderne (“Kritika e Arsyes së Pastër”, “Kritika e arsyes praktike”, “Kritika e aftësisë së gjykimit”).
1809 – Ka lindur burri i shtetit amerikan Abraham Linkoln, President i Shteteve të Bashkuara nga 1860 deri më 15 prill të vitit 1865, kur ai në Uashington u vra nga një mbështetës fanatik i skllavërisë. Nga 1861 në 1865 ai udhëhoqi një luftë civile kundër shteteve separatiste jugore dhe arriti të ruajë Bashkimin, dhe në vitin 1863 shpalli heqjen e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.
1818 – Kili shpalli pavarësinë nga Spanja. (b.an)